Sejdiu me dy miqtë e kombit shqiptar, ish-presidentët Clinton e Mesiq

Aktuale

Sejdiu me dy miqtë e kombit shqiptar, ish-presidentët Clinton e Mesiq

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 23:04
Bill Clinton, Fatmir Sejdiu, Stjepan Mesic

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton po qëndron në Kosovë për nder të 20 vjetorit të çlirimit të vendit.

Pas pritjes që i është bërë gjatë ditës nga krerët e shtetit, Clinton dhe ish-sekretarja e shtetit amerikan, Madeline Albright kanë darkuar në njëri nga restaurantet e kryeqytetit.

Në këtë darkë pos liderëve e ambasadorëve, ka marrë pjesë edhe ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Në një fotografi që po qarkullon në media, shihet Sejdiu me dy miqtë e kombit shqiptar, ish-presidentin Clinton dhe ish-presidentin Stjepan Mesic. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat