Nga Amerika vjen urimi dhe porosia për Kosovën: Bëjeni këtë që të jeni shembulli në Ballkan

Aktuale

Nga Amerika vjen urimi dhe porosia për Kosovën: Bëjeni këtë që të jeni shembulli në Ballkan

Nga: A.Zh Më: 12 qershor 2019 Në ora: 07:51
Fotot e publikuara nga Alon Ben-Meir në Facebook

Profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir, ka shkruar për 20 vjetorin e hyrjen së trupave të NATO-s, për çlirimin e Kosovës.

Ai me këtë rast ka uruar qytetarët e Kosovës, për pavarësinë që ka siguruar vendi ynë.

“Me rastin e 20 vjetorit kur forcat e NATO-s vendosën të detyronin serbët që t'i jepnin fund goditjes së përgjakshme ndaj civilëve shqiptarë, dua të përgëzoj çdo kosovar për pavarësinë që ka siguruar Republika e Kosovës”, ka thënë ai.

Profesori amerikan ka përcjellur një porosi për të rinjtë e Kosovës, duke thënë se ata si kurrë më parë, duhet ta bëjnë Kosovën shembull të përparimit, barazisë, lirisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut.

“Tani më shumë se kurrë më parë, çdo i ri i Kosovës duhet të ngrihet për t'u përballur me sfidat me të cilat ballafaqohet vendi dhe me një krenari të veçantë ta bëjë Kosovën shembullin e përparimit, barazisë, lirisë dhe respektimit të rreptë të të drejtave të njeriut, pavarësisht nga raca, feja, dhe gjinia”, është shprehur më tej ai.

Sipas Ben-Meir, Kosova mund të jetë një yll i ndritshëm dhe të jep shembullin për çdo vend ballkanik, përcjell Bota sot.

“Kosova mund të jetë një yll i ndritshëm dhe të japë shembull për çdo vend ballkanik, si vend i mundësive të pakufizuara që një komb mund të arrijë nëse do ta bëjë këtë”, ka thënë në urimin e tij Alon Ben-Meir./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat