Kadri Veseli pret sekretaren Amerikane Madeleine Albright - e falënderon për gjithçka që ka bërë për Kosovën

Aktuale

Kadri Veseli pret sekretaren Amerikane Madeleine Albright - e falënderon për gjithçka që ka bërë për Kosovën

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 10:08
Pamje nga takimi

Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim ish-sekretaren Amerikane të Shtetit, Madeline Albright.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur sot në një takim të veçantë sekretaren Amerikane Madeleine Albright të cilën e ka falënderuar për gjithçka që SHBA-të kanë bërë për lirinë dhe shtetndërtimin e Republikës së Kosovës.

Veseli e ka falënderuar zonjën Albright që sot në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës ka ardhur në Prishtinë për të festuar bashk me qytetarët çlirimin e Kosovës.

“Faleminderit shumë për pritjen zotëri kryetar. Unë po ndihem sikur në shtëpinë time”, tha Albright në takim me kryeparlamentarin Veseli.

Kreu i Kuvendit ndërsa tha se falë mbështetjes së SHBA-së, Presidentit Clinton, sekretares Albright dhe gjeneralit Clark, Kosova ka arritur lirinë dhe është sot shtet i pavarur.
 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat