Haradinaj takon Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë

Aktuale

Haradinaj takon Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë

Nga: Z.B Më: 12 qershor 2019 Në ora: 10:12
Pamje nga takimi

Kryeministri I Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se është takuar me në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Christian Helbach, me të cilin kanë biseduar për shumë procese të rëndësishme për vendin, përcjell “Bota sot”.

Hardinaj këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ja thënë se “Takimi me Kancelaren Merkel, kërkesa e Kosovës për mbështetjen e Gjermanisë në liberalizimin e vizave, procesi i dialogimit me Serbinë, nevoja për kornizimin e këtij dialogu dhe fuqizimi i partneritetit politik me Gjermaninë”.

Postimi i plotë:

Me qëllim të bashkërendimit të agjendës euro-atlantike të vendit dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale me Berlinin zyrtar, sot prita në takim pune drejtorin për Ballkan në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Christian Helbach, me të cilin biseduam edhe për shumë procese të tjera të rëndësishme për vendin.

Takimi me Kancelaren Merkel, kërkesa e Kosovës për mbështetjen e Gjermanisë në liberalizimin e vizave, procesi i dialogimit me Serbinë, nevoja për kornizimin e këtij dialogu dhe fuqizimi i partneritetit politik me Gjermaninë, ishin disa nga çështjet që diskutuam.RH
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat