Gjenerali amerikan Wesley Clark: Kosova e meriton të jetë pjesë e BE-së, SHBA ju përkrah - Bota Sot
Gjenerali amerikan Wesley Clark: Kosova e meriton të jetë pjesë e BE-së, SHBA ju përkrah

Aktuale

Gjenerali amerikan Wesley Clark: Kosova e meriton të jetë pjesë e BE-së, SHBA ju përkrah

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 10:33
Pamje nga takimi

(E plotësuar) - Ish Komandanti i Aleancës Veri-Atlantike – NATO-, Wesley Clark, ka thënë se ndjehet i nderuar pas ndarjes së dekoratës “Urdhri i Lirisë” nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Është mahnitëse  të vish në Kosovë 20 vjet pas rrezikut dhe tragjedisë dhe të shohësh demokraci, parlament e presidencë, lidership dhe ekonomi”.

“E di se e ardhmja e Kosovës është e ndritur, sepse populli i Kosovës ka kurajën për të marrë vendime të duhura”, ka thënë Clark.

Image
Wesley Clark

“Kosova në të ardhmen do të jetë pjesë e BE-së dhe NATO-së. Dua ta shoh Kosovën anëtare të NATO-së, sepse aty janë njerëzit që besojnë në vlerat e lirisë. Mendoj se kjo do të ndodhë shumë shpejt dhe unë do të vi këtu përsëri për ta festuar këtë.

“Ju jeni një prej nesh”.

***

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është takuar edhe me gjeneralin amerikan, Wesley Clark.

Thaçi ka falënderuar Clark për kontributin e dhënë për lirinë e Kosovës.

“Faleminderit për punën tuaj të jashtëzakonshme. Kishim kënaqësi që të kishim biseda edhe me Clinton dhe Albright. Faleminderit për lidershipin e guximshëm dhe vendimtar, që bëtë diktatorin Millosheviq të largohet dhe populli Kosovës të jetoj në liri”, ka thënë Thaçi.

Me këtë rast, Thaçi e dekoroi Clark me ‘Urdhrin e Lirisë’.

Clark tha se e ardhmja e kosovarëve do të jetë e ndritshme dhe se vendi ynë e meriton të jetë pjesë e BE-së.

“Faleminderit që më nderuat mua. Është një eksperiencë e mrekullueshme të kthehem në Kosovë pas 20 vite, pas tërë asaj tragjedie ta shoh vendin në liri. E di se e ardhmja do jetë e ndritshme, sepse kosovarët kanë guxim të marrin vendime. Ne do të punojmë me ju siç kemi bërë në të kaluarën, do vazhdojmë edhe në të ardhmen që Kosova të bëhet pjesë e BE-së, e meriton”, ka thënë Clark.

***

Presidenti Thaçi pret ish-komandantin e Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjeneralin Wesley Clark.
 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...