Clinton tregon një ngjarje emocionale që i ndodhi me Kosovën

Aktuale

Clinton tregon një ngjarje emocionale që i ndodhi me Kosovën

Nga: A.H Më: 12 qershor 2019 Në ora: 12:18
Ish-presidenti Clinton gjatë fjalimit në Prishtinë

(E plotësuar)  - Clinton mban në zyrë një fotografi të luftës së Kosovës

“Para se të mendoni për të gjitha gjërat që duhet t’i bëni, jeni mirënjohës që në udhëtimin tuaj të vështirë dhe të gjatë nuk ka pasur kthim të dhunës sistematike, shkatërrimit. Merita për këtë i shkon qytetarëve të Kosovës të të gjitha etnive, të cilët kanë vendosur të jetojnë me shpresën e të ardhmes së duhur”, ka thënë ish-presidenti amerikan.

Mes tjerash, Clinton ka treguar se në zyrën e tij në Nju Jork mban një fotografi në mur e cila është shkrepur në Prishtinë pas mbarimit të bombardimeve – në të cilën janë Madeleine Albright, Tony Blair, ai dhe shumë njerëz të tjerë.

Ish-presidenti ka thënë se çdo ditë që e shikon atë fotografi kujton se çfarë ka qenë qëllimi i tij kryesor i politikës.

- Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, në fjalimin e tij në ceremoninë e 20-vjetorit të Ditës së Çlirimit, tha se gjithmonë për të "do të jetë një nder i madh që të qëndrojë në Kosovë”.

Ai tha se ndihej krenar edhe për faktin se ishte në krye të politikës botërore ndali gjenocidin dhe vrasjet në Kosovë, duke theksuar se SHBA e ka mbështetur Kosovën në çdo fazë të zhvillimit të saj.

"Para se të mendoni për të gjitha gjërat që duhet t'i bëni, jeni mirënjohës që në udhëtimin tuaj të vështirë dhe të gjatë nuk ka pasur kthim të dhunës sistematike. Merita për këtë u shkon qytetarëve të Kosovës, të të gjitha etnive, të cilët kanë vendosur të jetojnë me shpresën e të ardhmes së duhur", tha Clinton.

“NATO funksionon më së miri në botë. Gjenerali Clark ishte komandant, por ishin 90 shtete demokratike që e përkrahnin atë veprim, i cili shpresoj që mos të përsëritet. SHBA ka qenë pranë jush qe 20 vite, pavarësisht se çfarë partie politike ka qenë në Shtëpinë e Bardhë”, tha Clinton, duke qenë falënderues edhe për pasardhësin e tij në Shtëpinë e Bardhë, George W.Bush, që njohu shtetin e Kosovës.

Clinton: Më është gjunjëzuar kamarieri shqiptar në Nju Jork, për të më falënderuar

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton ka treguar para qytetarëve të Kosovës ngjarje emocionale që kanë të bëjnë me Kosovën, raporton Bota sot

Ai i ka shprehur si ndër gjërat më të mrekullueshme në jetën e tij, duke përmendur si rast të veçantë një ngjarje me një kamarier shqiptar.

“Në pothuajse 19 vite që kam qenë jashtë Shtëpisë së Bardhë, ndër gjërat më të mrekullueshme që më ka ndodhur është kur dikush më afrohet në rrugë ose edhe diku tjetër, në një hotel apo ashensor. Ose në një rast, kur isha në një restorant duke ngrënë darkë me miq dhe një kamerier (shqiptar) erdhi dhe më pa aty dhe më ra në gjunjë, për të më falënderuar”.

“Kjo është një gjë e mrekullueshme, por çfarë në të vërtetë dëshiroj është se më pëlqejnë kosovarët dhe shqiptarët në New York, por unë dua që çdo person i ri në këtë vend të ketë mundësi të barabarta për të ndërtuar të ardhmen këtu”, ka porositur ish-presidenti Clinton.

Gjatë fjalimit të tij, ai ka thënë se i pëlqen Kosova dhe se gjithmonë do të jetë nder në jetën e tij që ka qëndruar me kosovarët kundër spastrimit etnik dhe për lirinë.

Image

Clinton falënderon qytetarët e Kosovës për mirëpritjen

Presidenti Clinton ka falenderuar qytetarët e Kosovës që kanë ardhur dhe për mirëpritjen, raporton Bota sot.

‘’Unë e dua këtë shtet. Jam I lumtur që jam në Kosovë bashkë me Albright dhe Clark,’’ ka thënë Clinton. Ai kujton njerëzit në kohën e luftës.

‘’Më kujtohen fytyrat e njerëzve kur erdha këtu pra 20 vitesh,’’ thekson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat