Kongresisti amerikan, Eliot Engel, ka falenderuar ish presidentin amerikan, Bill Clinton, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, përmes një postimi në Twitter.
Engel, po ashtu, i uroi mirëseardhje në "klub" pasi kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ia dedikoi një pullë postare ish presidentit amerikan.