Haradinaj: ''Spastrimi etnik dhe trenat e vdekjes u ndalën nga ju president'' - Bota Sot
Haradinaj: ''Spastrimi etnik dhe trenat e vdekjes u ndalën nga ju president''

Aktuale

Haradinaj: ''Spastrimi etnik dhe trenat e vdekjes u ndalën nga ju president''

Nga: A.H Më: 12 qershor 2019 Në ora: 12:51
Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në fjalimin para qytetarëve ka falenderuar presidentin Clinton për ndihmën e dhënë Kosovës, raporton Bota sot. 
''Spastrimi etnik edhe tremat e vdekjes u ndalën nga ju zotëri president. Ju e ndalët spastrimin etnik. Sot një popull I rilindur ju falenderon përjetë. Sot shteti I Kosovës është një vlerë e re në rajon.Sot Kosova është atdheu I të gjithë komuniteteve që jetojnë në Kosovë.''

''Paqen e bëjnë të guximshmit, e ne guxojmë me u pajtu me Serbinë,'' ka theksuar kryeministri i Kosovës, ka thënë Haradinaj. 

''I bëjmë thirrje Vuçiçit që ta njeh Kosovën si të pavarur në kufijtë e vet. Kosova është e gatshme me u pajtu me Serbinë edhe si e tillë i bën thirrje për pajtim Serbisë.''
''Këtë e bëjmë si falenderim ndaj ndihmës ndërkombëtare'', ka shtuar ai. 

''President Clinton, ju jeni në shtëpinë e juaj'' ka theksuar kryeministri Haradinaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...