Osmani: Sot ne përjetojmë ditën tonë të 7036-të në LIRI

Aktuale

Osmani: Sot ne përjetojmë ditën tonë të 7036-të në LIRI

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 13:36
Vjosa Osmani

Deputetja në Parlamentin e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në facebook ka shprehur falenderimet e saj ndaj shteteve që ndihmuan në ndërtimin e republikës së Kosovës, raporton Bota sot.

Postimi i plotë:

''Sot ne përjetojmë ditën tonë të 7036-të në LIRI. Me biliona herë faleminderit të gjithë atyre shteteve që zgjodhën humanitetin në vend të injorimit, shpëtuan jetët tona dhe na ndihmuan të ndërtojmë Republikën e Kosovës sonë të dashur. Ne nuk do të harrojmë kurrë dhe do të mbesim përjetësisht mirënjohës.

Zoti e bekoftë Kosovën dhe miqtë e saj.''

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat