Krasniqi: Krimineli e viktima nuk futen në një thes

Aktuale

Krasniqi: Krimineli e viktima nuk futen në një thes

Nga: A.H Më: 12 qershor 2019 Në ora: 14:23
Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi përmes një postimi të tij në facebook ka deklaruar se ‘’ nëse ka ndonjë vend në Evropën Juglindore që nuk ka qenë i gatshëm për marrëveshje politike në asnjë rast të vetëm, ai shtet ka qenë dhe vazhdon të jetë është Serbia si dje ashtu edhe sot!’’

Ai më tutje ka shtuar se më së paku faj mund t’I ngarkohet Kosovës, e cila sipas tij ishte çdoherë e gatshme për marrëveshje kompromisi, raporton Bota sot.

‘’Krimineli dhe viktima e tij kurrë nuk mund të hyjnë në një thes. Madje as në drejtësi!’’ – ka theksuar ai.

Postimi I plotë:

Krimineli e viktima nuk futen ne një thes

E dëgjoni të thuhet shpesh: “Pa zgjidhjen e mosmarrëveshjes, as Kosova e as Serbia s’kanë vend në BE”!

Në të parë kjo thënie të duket se është krejt normale, e saktë, më përmbajtjeje e drejtësi politike, por në fakt po të analizohet drejtë, duke pasur parasysh raportet e Serbisë me Kosovën, thënia nuk ka as përmbajtje logjike se për të tjerat as mos të flasim. Ngado që ta marrësh ketë thënie është gabim dhe gabim shumë i madh dhe pa mundësi arsyetimi.

Pse?

Të gjithë e dimë se nëse ka ndonjë vend në Evropën Juglindore që nuk ka qenë i gatshëm për marrëveshje politike në asnjë rast të vetëm, ai shtet ka qenë dhe vazhdon të jetë është Serbia si dje ashtu edhe sot! E më se paku ndonjë faj mund t’i ngarkohet Kosovës e cila në çdo kohë ishte për marrëveshje, bile edhe për marrëveshje kompromisi. Ketë e ka dëshmuar shumë herë, aty ku edhe prezenca e BE-së ishte e madhe.

Kosovës mund t’i qitet ky kusht vetëm për shkak të dëgjueshmërisë se skajshme të drejtuesve të saj, por jo pse ka apo kanë ndonjë përgjegjësi për mos arritjen e marrëveshjes me Serbinë. Mjeku nuk mund ta shëroi pacientin para se me e caktuar diagnozën saktësisht! As rasti në fjalë nuk ka zgjidhje me hamendësime, përgjegjësia duhet të adresohet saktë.

Për rastin që po flasim ka shumë pasaktësi pasi adresa e fajtorit është më shumë se e ditur.

Krimineli dhe viktima e tij kurrë nuk mund të hyjnë ne një thes. Madje as në drejtësi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat