Presidenti Thaçi e falënderon edhe ish-kryeministrin britanik Tony Blair

Aktuale

Presidenti Thaçi e falënderon edhe ish-kryeministrin britanik Tony Blair

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 17:20
Thaçi dhe Blair

Duke e publikuar videomesazhin e dërguar nga Blair, Thaçi ka thënë se në shenjë të falënderimit dhe respektit të madh që populli ynë ka për të, sot shumë të rinj kosovarë me krenari e bartin emrin e tij.

“Tony Blair, ish-kryeministri britanik, ka dhënë kontribut shumë të madh për lirinë tonë. Në shenjë të falënderimit dhe respektit të madh që populli ynë ka për të, sot shumë të rinj kosovarë me krenari e bartin emrin e tij. Kosova, populli ynë, asnjëherë nuk i harron miqtë. Faleminderit për gjithçka që keni bërë për Kosovën! Faleminderit edhe për këtë videomesazh!”, ka shkruar Thaçi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat