Mbesa e Gani Gecit Medelina, mban me krenari emrin e Madeleine Albright - Bota Sot
Mbesa e Gani Gecit Medelina, mban me krenari emrin e Madeleine Albright

Aktuale

Mbesa e Gani Gecit Medelina, mban me krenari emrin e Madeleine Albright

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 17:33
Madeleine Albright Geci

Madeleine ka folur rreth takimit me zonjën amerikane.

Për dallim nga qytetarë të shumtë që sot po kanë mundësi të takojnë ish-sekretaren amerikane Madeleine Albright meqë po qëndron në Kosovën në 20 vjetorin e çlirimit, është një tjetër vajzë që mban po të njëjtin emër e që sot nuk arriti ta takojë, mirëpo deri tani dy herë e ka takuar.

Madeleine Albright Geci nga Skenderaj ka folur  për Klan Kosova rreth ndjenjës që ndan emrin e njëjtë me “Zonjën e Rëndë”.

“Ndihem tepër krenare që përtërij një emër të një zonje të madhe si Madeleine Albright, ndihem e privilegjuar”.

“E mbaj me shumë krenari dhe ndihem e veçantë pasi ish-sekretarja Madeleine Albright është grua e fortë dhe kam lexuar shumë gjëra për personalitetin e saj, si një grua e fortë dhe besnike për vendin e vet dhe popullin tim”.

Madeleine kosovare ka folur edhe rreth takimit me zonjën amerikane.

“Madeleinen e kam takuar herën e parë në moshën 5 vjeçare, atëherë kam qenë e vogël që të dijë diçka për të pos pastaj kam lexuar dhe kam mësuar për të, herën e dytë e kam takuar në moshën 13 vjeçare”.

“Shpresoj që ta takoj sërish. Si të më ofrohet mundësia vendin e parë që do ta vizitojë është Amerika dhe atje do të kërkoj të takoj zonjën Albright”, deklaroi Madeleine Albright Geci.

E babai i vajzës, Halil Geci ka treguar se pse ia la këtë emër vajzës.

“Madeleine më kujton kohën e luftës, ma kujton fjalimin e saj të fuqishëm për ndalimin e gjenocidit serb, sa herë që e thërras rrëqethem pasi me kthen në kohën tonë të vështirë. Kur e thërras më duket se e thërras lirinë”.

Madeleine e pyetur nëse do të ndjek rrugën e “Zonjës së Rëndë” sa i përket politikës tregoi se është duke studiuar gjuhën angleze dhe se nuk ka dëshirë t’i hyjë politikës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...