Haradinaj: E dhimbshme që nuk u kuptua drejt kërkesa jonë për anëtarësim në Interpol - Bota Sot
Haradinaj: E dhimbshme që nuk u kuptua drejt kërkesa jonë për anëtarësim në Interpol

Aktuale

Haradinaj: E dhimbshme që nuk u kuptua drejt kërkesa jonë për anëtarësim në Interpol

Nga: A.H Më: 12 qershor 2019 Në ora: 17:50
Haradinaj

Kryeministri I Kosovës, Ramush Haradinaj, në konferencën e mbajtur sot për paqe, ka folur për sfidat e shtetit të Kosovës, raporton Bota sot

‘’Paqja është sfidë. Paqen e bëljnë ata që kanë guxim ta bëjnë paqen. Ata që e kanë bërë luftën, ata mund ta bëjnë paqen.
Misionet e dobëta në përgjithësi rrrezikojnë paqen. Kosova vjen si vlerë e shtuar për paqe në rajon e botë me kujdesin e vet që i kushton misioneve të rendit ligjit dhe sigurisë,‘’ ka thënë ai.

Ai më tutje ka theksuar rolin e anëtarësimit të Kosovës në Interpol.
‘’Është e dhimbshme që nuk u kuptua drejt nga Serbia dhe disa shtete kërkesa jonë për anëtarësimin në Interpol,’’ ka shtuar Haradinaj.

Mes tjerash, në fjalimin e tij ka përmbendur NATO-n, duke shprehur dëshirën e tij që NATO të mbetet përjetësisht në Kosovë, raporton Bota sot.

‘’Kosova kërkon NATO-n përjetësisht në Kosovë. Ne dëshirojmë të jemi NATO përjetësisht poashtu. Ne e mendojmë si një lidhje të përjetshme.’’

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...