Ish-Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, me rastin e 20 vjetorit të lirisë së Kosovës, përmes një postimi në rrjetin social facebook, ka thënë se nderimi dhe mirënjohja më e madhe e përjetshme është ndaj atyre që rezistuan, luftuan , mbrujtën dhe bënë lirinë dhe drejtësinë.
Postimi i plotë:
20 vite liri për Kosovën, 20 vite më shumë stabilitet dhe siguri në Rajonin tonë, Civilizimi fitoi edhe njëherë tjetër mbi barbarizmin. Nderimi dhe mirënjohja më e madhe e përjetshme ndaj atyre që rezistuan, luftuan, mbrojtën dhe bënë lirinë e drejtësinë ; UÇK, USA, NATO. Zoti e bekoftë lirinë dhe të drejtën