Momente emocionuese: Ish-ushtari i UÇK-së kthehet në shtëpi, hap derën e lirisë!

Aktuale

Momente emocionuese: Ish-ushtari i UÇK-së kthehet në shtëpi, hap derën e lirisë!

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 18:45
Fotoja ne fjale

Janë bërë 20 vite nga çlirimi i vendit tonë, pas një lufte të ashpër me armikun serb, që la ende plagë të hapura, shtëpi të zbrazura e persona fati i të cilëve nuk dihet ende.

Ndonëse 12 Qershori shfaq emocione të fuqishme krenarie, por edhe falenderimi për miqtë tanë ndërkombëtarë, veçmas Amerikën, kjo datë është edhe dhimbje për shumë kënd.

Sot u ndje më shumë se kurrë atmosfera e lirisë, sheshet e Prishtinës u vërshuan nga qytetarë të shumtë të cilët dolën për të përshëndetur personalitetet që ndihmuan në ndërtimin e shtetit dhe pavarësisë sonë, ish-presidentit amerikan Bill Clinton, ish-sekretares amerikane Madeleine Albright, ish-gjeneralit Wisley Clark dhe ish-presidentit kroat Stipe Mesiq.

Por, momentet e çlirimit të Kosovës dy dekada më parë janë të pashlyeshme në memorien e çdo kosovari.

Përmes një fotografie emocionuese që thjeshtë s’do koment mund të shihni kthimin e një ish-ushtari të UÇK-së në shtëpi pas çlirimit nga armiku dhe pritja e bashkëshortes së tij, e cila e pret me krahë të hapur.

Deri sa ai paralajmëron lirinë përmes shkrepjes së revoles tek dera e shtëpisë, e që në traditën shqiptare jep lajmin e gëzimit.

Kjo fotografi u realizua më 12 Qershor të vitit 1999.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat