Haradinaj: Gjenerali Clark simbolizonte shpresën për popullin tonë në ditët më të vështira

Aktuale

Haradinaj: Gjenerali Clark simbolizonte shpresën për popullin tonë në ditët më të vështira

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 20:00
Ramush Haradinaj dhe Gjenerali Wesley Clark

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim gjeneralin Wesley Clark, ish-komandant suprem i forcave të bashkuara të NATO-s për Evropë.

Kryeministri Haradinaj ka theksuar kujtimin që populli i Kosovës ruan për gjeneralin amerikan për angazhimin e tij gjatë luftës në ndalimin e operacioneve ushtarake serbe në Kosovë, për ndalimin e vrasjeve dhe dëbimit të qytetarëve të Kosovës dhe për kthimin e tyre në vatrat e veta.     

“Intervenimi i NATO-s dhe çlirimi i Kosovës janë akte që çdo qytetarë i Kosovës i kujton dhe i respekton me nderim të madh. Në këtë kuadër gjenerali Clark është portretizuar në kujtesën tonë si njeriu i shpresës dhe shpëtimit të madh të popullit tonë”, ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj.

Në takim me gjeneralin Clark, kryeministri Haradinaj tha se Kosova sot, ka arritur të çoj përpara agjendën euro-atlantike, ka forcuar sistemin e saj të sigurisë dhe ligjit dhe po punon në vazhdimësi që të jetë partner i aleatëve tanë strategjik, duke falënderuar për angazhimin e ri, në projekte për zhvillim ekonomik dhe mundësin e investimeve në Kosovë.

“NATO-ja e ka vendin e përhershëm në Kosovë dhe Kosova në NATO dhe Ju Gjeneral Clark do të mbeteni gjithmonë në kujtesën tonë si njeriu i shpresës dhe shpëtimit”, tha kryeministri Haradinaj.

  Duke nderuar kujtimin dhe respektin, kryeministri Haradinaj gjeneralit Clark i ka dhuruar Pullën Postare, të cilën Posta e Kosovës e editoi me portretin e gjeneralit Wesley Clark në njëzetvjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë.

Gjenerali Wesley Clark e ka falënderuar kryeministrin Haradinaj dhe ka shprehur nderimin dhe kujtimin e përhershëm për Kosovën dhe popullin e saj. Në shenjë mirënjohje dhe respekti Kryeministri Haradinaj bashkëshortes së Gjeneralit Clark, i ka dhuroi librin që flet për historinë e Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat