Djali që ka trashëguar emrin e ish-Presidentit të ShBA-së, Klinton Bajgora nga Podujeva - Bota Sot
Djali që ka trashëguar emrin e ish-Presidentit të ShBA-së, Klinton Bajgora nga Podujeva

Aktuale

Djali që ka trashëguar emrin e ish-Presidentit të ShBA-së, Klinton Bajgora nga Podujeva

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 20:56
Klinton Bajgora

Familja Bajgora nga komuna e Podujevës vazhdon të mbajë në shtëpi kalendarin e vitit 2008 vetëm pse në të gjendet fotografia e ish-Presidentit ShBA-së, Bill Clinton.

Kjo nuk është e tëra. Kryefamiljari Hasan Bajgora e pagëzoi djalin e tij me emrin e politikanit demokrat.

“Bill Clinton kur e ka dhënë fjalimin që Beogradi e i ka qu mesazh që nëse myten qata njerëz aty unë kam me ta bombardu Beogradin për sa të kam mundësi e me t’ja lshu bombat. Neve na ka shpëtue”, tha Bajgora.

Por krenar që mban këtë emër është edhe vetë Clinton-i, tani 15 vjeçar.

“Jam shumë i lumtur për emrin se na ka ndihmu gjatë luftës, një njeri kaq i madh”, thotë 15 vjeçari.

Madje ai thotë se ka raste kur duhet të prezantohet disa herë, pasi njerëzit ndjejnë çudi për emrin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...