Fjalitë më të fuqishme me të cilat heronjtë e Kosovës iu drejtuan sot qytetarëve të vendit tonë!

Aktuale

Fjalitë më të fuqishme me të cilat heronjtë e Kosovës iu drejtuan sot qytetarëve të vendit tonë!

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 21:12
Madeleine Albright dhe Bill Clinton

Fjalitë më të fuqishme me të cilat heronjtë e Kosovës iu drejtuan sot qytetarëve të vendit tonë!

20 vjetori i çlirimit të Kosovës këtë vit iu dedikua personaliteteve të cilat ndikuan dhe ia sollën lirinë popullit tonë.

Sheshet e Prishtinës sot u mbushën nga qindra qytetarë që erdhen nga të gjitha qytetet për të përshëndetur në shenjë falenderimi ish-presidentin amerikan Bill Clinton, ish-sekretaren amerikane Madeleine Albright, ish-gjeneralin Wesley Clark dhe ish-presidentin kroat Stipe Mesiq. Të cilët nuk harrojnë asnjëherë vendin, misioni i të cilëve ishte të sillnin paqe.

Ata madje dolën para popullit duke iu drejtuar atyre e duke rrëfyer lidhjen që kanë me Kosovën, ndërsa potencuan që janë krenarë me atë që vendi ynë ka arritur për këto 20 vite liri.

Këto janë fjalitë e tyre më të fuqishme gjatë vizitës dhe takimit të tyre me qytetarët e vendit tonë.

Image
Bill Clinton

Bill Clinton:

“Kjo është një dhuratë shumë e çmueshme për mua. Faleminderit për pllakën që e keni vendosur këtu sepse unë dëshirojë që çdo qytetar i Kosovës ta shohë. Jo vetëm për atë që kam bërë për fëmijët e tyre, për vetëm, por për atë që kamë bërë për të gjithë Evropën”.

“Nëse i bindeni ligjit, nëse punoni shumë, do të mundet urrejtja përmes dashurisë. Kjo është porosia për Kosovën”.

“Më kumtohet fytyra e qytetarëve kur erdha në Kosovë, në Ferizaj. Atë ditë e thashë, 79 ditë të sulmeve ajrore të NATO-s mund ta kishte fituar këtë luftë”.

“Kosova për SHBA-në është ngritur në këmbë për diçka më të madhe se sa vetvetja. Kështu që jemi mirënjohjes që në udhëtimin tuaj të vështirë dhe të gjatë këtyre 20 viteve nuk ka pas kthim të dhunës sistematike”.

“E kam një poster në zyrën time, një poster që është bërë në Prishtinë, ku shihet Medleine, Clarki…ku të gjithë ishim aty. Çdo ditë kur qëndrojë në atë zyre shikojë atë fotografi për ta treguar justifikimin e forcave tona”.

Madeleine Albright:

“E falënderoj atë që më ka bërë kaq të gjatë. Kjo është Kosova. Sepse ne ishim në gjendje që ta duam Kosovën, të sjellim paqe në Kosovë”.

Image
Wesley Clark

 “Jam shumë krenare që jam këtu. Edhe unë jam refugjate, nuk kam lindur në SHBA, por SHBA është shtet i madh që e ndihmon paqen dhe stabilitetin. Jam e nderuar”.

Wesley Clark:

“Më 12 qershor KFOR-i ka filluar me lëvizje në Kosovë dhe unë kam qenë krenar me forcat. Ata kanë hyrë të armatosur, por kanë ardhur për paqe”.

Image
Wesley Clark

“NATO ka qenë e suksesshme dhe kemi mundësuar kthimin e shqiptarëve në shtëpitë e tyre. E gjithë bota kishte festuar. Jemi krenar me Kosovën”.

Ndonëse nuk ishin të pranishëm edhe ish-sekretarja amerikane, Hillary Clinton dhe ish-kryeministri britanik, Tony Blair dëruan video mesazhe për qytetarët e Kosovës në këtë përvjetor të lirisë. Citojmë fjalitë më domethënëse të tyre:

Image
Hillary Clinton

Hillary Clinton:

“Vizitat dhe shënimi i sotëm është përkujtim, por edhe shënim i paqes për të ardhmen e ndritshme që qytetarët  Kosovës e meritojnë”.

“Mbani mend se shumë miq të juaj po ju mbajnë në zemrat e tyre dhe iu mbështesin në kauzat e juaja”.

Tony Blair:

“Ne e dinim sa e vështirë ishte rruga drejtë progresit dhe paqes, por gjithashtu besuam dhe kishim besimin se kosovarët dhe mbarë rajoni kishin kreativitetin dhe do të thotë mençurinë për t’i adresuar shumë sfida që kishin përpara”.

“Ne jemi të reflektojmë në gjeneratat dhe brezat e kaluar dhe vendimi jonë e përcaktimi jonë është për paqe të qëndrueshme për gjeneratat e ardhshme dhe të ardhmen që ata bazohen”.

“Ju keni përjetuar shumë, keni vuajtur shumë, mirëpo ju jeni zotuar që të ndërtoni të ardhmen e popullit tuaj”

Image
Tony Blair
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat