Clark: Të rinjtë do të kthehen, janë patriotë - Bota Sot
Clark: Të rinjtë do të kthehen, janë patriotë

Aktuale

Clark: Të rinjtë do të kthehen, janë patriotë

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 23:11
Wesley Clark

Gjatë qëndrimit të tij të sotëm në Kosovë, gjenerali amerikan tash në pension, Wesley Clark,  i cili më 1999 kishte drejtuar fushatën e ndërhyrjes ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake të Serbisë për t`i dhënë fund krizës humanitare në Kosovë, në intervistën ekskluzive për magazinën informative “55 minuta” të RTK-së është shprehur optimist për të ardhmen e Kosovës, për ushtrinë e saj, për anëtarësimin në NATO po edhe në Bashkimin Evropian. 

Clark foli për rininë e Kosovës. 

I pyetur se a është duke shkuar Kosova në drejtimin e duhur dhe si do të duket ajo pas 10 vjetëve Clark theksoi se "shumë të rinj që kthehen në vendin e tyre sepse janë patriotë dhe e duan vendin e tyre". 

Mendoj se shumë njerëz tuaj që janë jashtë vendit, në Gjermani, në SHBA apo në Britaninë e Madhe, do të kthehen dhe do të sjellin shkathtësitë, përvojën, kontaktet dhe resurset e tyre, ka deklaruar Clark.

Sipas tij Kosova duhet të bëj më shumë për ngritjen e cilësisë në arsim por edhe për qeverisje më të mirë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...