20 vjetori i çlirimit dhe vizita e Clinton në Kosovë zë ballinat e mediave të huaja

Aktuale

20 vjetori i çlirimit dhe vizita e Clinton në Kosovë zë ballinat e mediave të huaja

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 09:10
Bill Clinton

Kosova dje ka shënuar 20 vjetorin e çlirimit nga Serbia.

Në organizimin e mbajtur në mes të Prishtinës, një fjalim të gjatë e ka mbajtur ish Presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, i cili parakaloi nëpër sheshet e kryeqytetit dorë për dore me ish sekretaren amerikane të shtetit, Madeleine Albright.

Shënimi i dy dekadave të lirisë dhe vizita e Clinton në Kosovë vazhdon të pushtojë ballinat e mediave më të mëdha ndërkombëtare

“’Ende i nevojshëm’: NATO shënon 20 vjetorin në Kosovë”, është titulli artikullit të The Guardian me autor, Dan Sabbagh.

Kurse te The Independent, gazetari Kim Sengupta artikullin e tij e ka titulluar: “Festim madhështor në Kosovë bashkë me Clinton në 20 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s”.

Aty ndër të tjera theksohet se ftesë për të marrë pjesë në këtë ceremoni ka pasë edhe ish Kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, por që s’ka mundur që të bëhet pjesë e saj.

“Kosova nderon Bill Clintonin 20 vjet pasi që NATO përzuri forcat serbe”, është titulli që qëndron në ballinën e Irishtimes.

Dhe një titull tjetër te The Publicsradio, thotë: “20 vjet që prej kur NATO solli lirinë, çështja e Kosovës mbetetet e papërcaktuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat