Haradinaj: Të motivohemi për të punuar duke kujtuar të kaluarën e lavdishme

Aktuale

Haradinaj: Të motivohemi për të punuar duke kujtuar të kaluarën e lavdishme

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 09:20
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në ditën e çlirimit të Suharekës, ka thënë se të kujtohet e kaluara jonë e lavdishme dhe të motivohemi për të punuar edhe më shumë për zhvillim dhe mirëqenien e qytetarëve tonë.

Haradinaj duke iu drejtuar qytetarëve të Komunës së Suharekës, ka shkruar në Facebook se qershori i lirisë, shënon fillimin e kthesës historike për vendin tonë.

“Përulemi me respekt, para heroizmit të dëshmorëve, flijimit të martirëve, kontributit të luftëtarëve të UÇK-së, sakrificës së të gjithë qytetarëve të Komunës së Suharekës, me falënderim të veçantë për aleatët tonë nga Aleanca Veriatlantike. Në këtë përvjetor jubilar, të çlirimit të kësaj Komune, të kujtojmë të kaluarën tonë të lavdishme dhe të motivohemi për të punuar edhe më shumë për zhvillim dhe mirëqenien e qytetarëve tonë”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat