‘Kosova nuk ka për çka të festojë 20-vjetorin e çlirimit’

Aktuale

‘Kosova nuk ka për çka të festojë 20-vjetorin e çlirimit’

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 12:30
Foto

Në dekadën e dytë të çlirimit të saj, Kosova nuk ka shumë arsye për çka të krenohet dhe të festojë. Pavarësisht se kanë kaluar 20 vjet nga çlirimi, qytetarët e Kosovës po gjejnë vende tjera alternative për të jetuar.

Analisti politik, Behlul Beqaj, thotë se derisa para dy dekadave qytetarët e Kosovës ishin të detyruar të boshatisin vendin për shkak të sulmeve serbe, sot janë të detyruar të veprojnë njëjtë për shkak të udhëheqësve të vendit.

Beqaj: Sot pas 20 viteve po përjetojmë një boshatisje të Kosovës 

“ Fatkeqësisht ne pas 20 viteve jemi në situatë që të përjetojmë një boshatisje të Kosovës, për shkaqe tjera, jo tash për shkak të dhunë serbe, por për shkak të mos gjeturisë, mos aftësisë, pa ndershmërisë të lidershipit politikë. I cili nuk krijoi parakushte ekzistenciale që së paku rinia, e cila duhet të jetë shtytja, lokomotiva e shtetndërtimit. Të mos kërkojë zgjidhje jashtë Kosovës, por të kërkoj hapësirë në shtetndërtimin, dhe se fakti që shumica prej tyre po e boshatisin Kosovën, kemi të drejtë dhe nuk kemi shumë arsyeje që të festojmë”, thotë  Beqaj.

Beqaj thotë se në 20 vjetorin e lirisë, Kosovës po i kontestohet edhe shtetësia. Dhe për këtë bën fajtor liderët  e vendit.

Beqaj: I është dhënë hapësirë Serbisë për të kontestuar krimet në Kosovë

“Kosova është në rrugë udhëkryqi të shkojë përpara pa këtë lidership, i cili e ka kontestuar vet shtetin dhe po e konteston gjithë ato krimet, për faktin se ja ka dhënë hapësirën Serbisë për këtë. Dhe të krijohet një hapësirë e re në sipërfaqe të del një lidership politikë i ri, i cili nuk i ka ngarkesat nga e kaluara dhe nuk është ngrit as mbi ligjin as mbi shtetin. Por është në funksion të shtetndërtimit dhe interesave të mirëfillta të qytetarëve dhe shtetasve të Kosovës”, shton Beqaj.

Sa i përket vizitës së ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton dhe ish-sekretares amerikane të shtetit Madeleine Albright Beqaj thotë se duhet të vlerësohet kontributi i tyre, por sipas tij  Kosova nuk obligohet që të bëhet servil, edhe në rastet e përpjekjeve të cilat e dëmtojnë shtet ndërtimin e Kosovës.

Për Krenar Shalën ardhja e miqve amerikanë për të festuar 20 vjetorin ëshë një lajm i mirë, sepse Kosova pas shpalljes së Pavarësisë, nuk ka qenë më në agjendë ndërkombëtare.

Shala: Arritja e tyre në Kosovë është një lajm i mirë

“Prej kur është shpallur Pavarësia e Kosovës, pra që 11 vite, rastet janë të rralla, kur vijnë delegacione të rëndësishme për të vizituar Kosovën. Njëra ndër arsyet është për shkak se nuk është në agjendë ndërkombëtare, çështja e Kosovës dhe e dyta është për shkak të zhgënjimit që ka bashkësia ndërkombëtare lidhur me ecurinë e zhvillimeve politike, ekonomike në Kosovë”, thotë Shala.

Ndërsa si arsye të vetme që mund të festojnë qytetarët e Kosoëvs, sipas Shalës janë sukseset në sport.

Shala: Ajo për çka duhet të krenohemi është Kombëtarja e Kosovës

“Ajo për çka duhet të krenohemi në këtë përvjetor është për kombëtaren e Kosovës në futboll. Ajo është një faktor që është duke na bërë krenar jashtëzakonisht shumë, na ka rrit emocionin, dhe vetëbesimin që ky shtet mund të bëhet nëse njerëzit e duhur janë në vendet e duhura”, thotë ai.

Para 20 vitesh, më 12 qershor të vitit 1999 ushtarët e NATO-s kanë hyrë në Kosovë pas 78 ditë bombardime nga ajri.

Pas hyrjes së NATO-s fillon edhe largimi i forcave serbe nga Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat