Daçiq: Nuk mund ta vazhdojmë dialogun derisa taksat janë në fuqi

Aktuale

Daçiq: Nuk mund ta vazhdojmë dialogun derisa taksat janë në fuqi

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 13:49
Ivica Daçiq

Synimi i takimit të paralajmëruar në Paris është të eliminojë pengesat në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës dhe ai do të mbahet nëse ka një shans për të dalë me një rezultat pozitiv dhe kjo mund të ndodhë vetëm nëse Prishtina shfuqizon taksën.

Kështu deklaroi sot shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, sipas të cilit qëllimi i takimit është të heqë pengesat në dialog.

"Është e paqartë nëse do të jetë, pasi takimi nuk është formuluar zyrtarisht dhe do të jetë nëse ka shpresë për një rezultat pozitiv, dhe nga ana tjetër kemi qëndrim të vendosur se nuk mund të arrijë deri te kjo derisa taksa nuk hiqet dhe nuk mundemi të vazhdojmë dialogun ndërkohë që taksat janë në fuqi, "tha ai.

Daçiq tha se takimi në Berlin u thirr për të detyruar Prishtinën të heqë taksat dhe kështu të përgatisë një samit të Parisit të planifikuar për 1 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat