Diplomati amerikan dhe Edita Tahiri ia shuajnë shpresat Thaçit me këtë konstatim

Aktuale

Diplomati amerikan dhe Edita Tahiri ia shuajnë shpresat Thaçit me këtë konstatim

Nga: A.ZH Më: 13 qershor 2019 Në ora: 16:06
Daniel Serwer dhe Edita Tahiri

Ish-kryenogociatorja e Kosovës Edita Tahiri, ka marrë pjesë dje në një konferencë të sigurisë në Prishtinë, në të cilën ishte i pranishëm edhe Ish-diplomati amerikan dhe njohësi i çështjeve që ndërlidhen me Ballkanin, Daniel Serwer.

Tahiri ka deklaruar se bashkë me Serwer, kanë konstatuar se ideja për ndryshimin e kufijve, është e rrezikshme dhe se ajo tashmë është fundosur, përcjell Bota sot.

“Me Daniel Serwer, mikun tim amerikan dhe ekspertin e njohur të çështjeve të Ballkanit. Me kënaqësi konstatuam se ideja e rrezikshme për ndryshim kufijsh është fundosur, këtë e thamë edhe në fjalimet tona në këtë konferencë ndërkombëtare dje”, ka shkruar Tahiri në një postim në Facebook.

Serwer në këtë konferencë, derisa ka folur për për idenë e presidentit Hashim Thaçi dhe Aleksander Vuçiqit, për korrigjim të kufijve dhe shkëmbim të territoreve, ka thënë se asnjëri prej këtyre dy presidentëve nuk mund t’i japin njëri-tjetrit atë çfarë dëshirojnë.

“Për presidentin tuaj unë e them këtë: Vuçiq nuk mund t’iu jap juve atë që dëshironi në jug të Serbisë dhe ju nuk mund t’i jepni çfarë ai dëshiron në veri të Kosovës. As parlamenti, as përmes referendumit, apo as i gjithë vendi nuk mund të aprovojë një marrëveshje të tillë”, ka thënë ndër të tjerash Serwer./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat