Mathew Palmer mbledh në takim krerët e shtetit, opozitën e përfaqësuesit e serbëve

Aktuale

Mathew Palmer mbledh në takim krerët e shtetit, opozitën e përfaqësuesit e serbëve

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 17:16
Mathew Palmer dhe Ramush Haradinaj

Zëvendës-ndihmës sekretari i shtetit amerikan, Mathew Palmer, ka mbledhur sot krerët e shtetit, partive politike opozitare dhe përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.

Këtë e kanë konfirmuar burime brenda Qeverisë dhe nga zyra e kryekuvendarit Veseli.

“Është duke i takuar liderë shtetërorë e partiak”, ka thënë për Express një zyrtar i lartë brenda Qeverisë.

Ky takim i Palmer po mbahet me të gjithë përfaqësuesit politik së bashku.

Në takim janë duke marrë pjesë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj, liderët e opozitës, Albin Kurti e Agim Veliu, dhe përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, Goran Rakiç dhe Sllobodan Petroviç.

Tema e mundshme e këtij takimi besohet të jetë dialogu dhe zhbllokimi i ngërçit me Serbinë.

Palmer po qëndron në Kosovë prej dy ditësh. Ai ka marrë pjesë dje në ceremoninë e 20 vjetorit të lirisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat