Haziri ngushëllon familjen Ibrahimi

Aktuale

Haziri ngushëllon familjen Ibrahimi

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 18:56
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka ngushëlluar familjen Ibrahimi me rastin e ndarjes nga jeta në mënyrë tragjike të 16-vjeçares nga Capari, Mirlinda Ibrahimi.

“Me trishtim e mora lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të vajzës suaj, Mirlindës. Kjo ngjarje e rëndë më ka shokuar mua dhe të gjithë qytetarët e Gjilanit. Si institucion i Komunës, do t’ju qëndrojmë prapa për çdo gjë dhe në çdo kohë.  E lus Zotin që të bëheni të fortë dhe ta përballoni këtë humbje të madhe për familjen Ibrahimi, por edhe për ne të tjerët”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Dyshohet se 16-vjeçarja nga Capari, Mirlinda Ibrahimi, humbi sot jetën nga rryma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat