Veseli: Duhet të përmbyllet sherri me Serbinë

Aktuale

Veseli: Duhet të përmbyllet sherri me Serbinë

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 19:06
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh i pari i PDK-së, Kadri Veseli është shprehur para strukturave të reja të Ferizajt, se mosmarrëveshjet me Serbinë duhet të përmbyllen me një afat sa më të shpejtë, pasi fqinjësia e mirë sipas tij i ndihmon Kosovës.

Por, para kësaj Veseli kërkoi që të gjitha krimet serbe dhe gjenocidi që ata kanë kryer në Kosovë duhet të zbardhet, pas mohimi i një krimi është krim.

Veseli: Sot duhet të përmbyllet sherri me Serbinë

“Është krim nëse mohohet një krim, por në të njëjtën kohë për nder të fëmijëve tonë, për hir të gjeneratave të reja. Gjeneratave që ende nuk kanë lindur ne duhet të kryejmë sot. Sot si gjeneratë tani obligimin tonë që të përmbyllet sherri përgjithmonë me Serbinë. Mos t’iu mbetet fëmijëve tanë, ne duhet të përfundojmë dhe këtë proces. Duhet të kemi fqinjësi të mirë, sepse kjo do t’i ndihmojë Kosovës”, tha ai.

I pari i PDK-së, foli dhe për angazhimin dhe punën e partisë së tij gjatë këtyre viteve qeverisje dhe dekadën e re që sipas tij është një vizion i ri dhe një koncept i ri.

Veseli po ashtu theksoi nevojën që gjithë ata që nuk kanë qenë të ndershëm dhe kanë keqpërdor pozitën publike duhet të largohen nga PDK-ja.

Veseli: Ne duam që të jenë me ne ata që e donë vendin

“Për ne nuk ka dallim i ri, apo i vjetër ka koncept që e don vendin dhe koncept i cili nuk e dëshiron vendin. Ne duam që të jenë me ne ata që e dojnë vendin. Të cilët kanë përgjegjësi ndaj vendit, ndaj çdo qytetari të Republikës së Kosovës. I japim mundësi, shancë secilit kush është i aftë, kush ka dije, nder me pas mundësi me pas mundësi më shumë me zhvillu Ferizajn dhe Kosovën ky është koncepti që e ka dekada e re”, u shpreh Veseli.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu duke folur për strukturat e reja të degës së PDK-së, tha se Dekada e Re ‘ka pushtuar’ komunën ku ai qeverisë, duke theksuar se tashmë ka njerëz të ri me ide të reja.

Aliu: Në kuadër të qeverisjes janë ideja dhe dinamizmi i ri

“Në kuadër të qeverisjes është gjak i ri, është ide e re, është dinamizëm i ri në kuadër të qeverisjes dhe në kuadër të përfaqësimit të pjesës qeverisjes që ka të bëjë me PDK-në. Por, fundamenti i gjithë punës dhe angazhimit tonë është ajo që ne kemi në atë që është - besimi. Mos të harrojmë se pse ne erdhëm në pushtet në Ferizaj. Ne erdhëm në pushtetin komunal të Ferizajt, sepse qytetari besoi në ne për faktin se ishte lodhur nga qeverisja e kaluar”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat