Turp i organizimit, askush s’e ftoi familjen Rugova në ceremoninë e djeshme, njeriu që e lidhi Kosovën me Amerikën

Aktuale

Turp i organizimit, askush s’e ftoi familjen Rugova në ceremoninë e djeshme, njeriu që e lidhi Kosovën me Amerikën

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 19:23
Presidentet Bill Clinton dhe Ibrahim Rugova

Ceremonia e djeshme e festimit të çlirimit të Kosovës rikthejë në Kosovë tre të mëdhenjtë e Amerikës, Bill Clinton, Madeleine Albright e Wesley Clark.

Festa u bë madhështore nga prania e tyre, ani pse prapa tyre dukeshin edhe plot vlera e antivlera. Organizimi nuk ishte për duartrokitje dhe kishte arsye për kritika.

Mungesa e ftesave për familjen Rugova është një nga arsyet se tregon që organizimi ishte jo për lëvdata. Ka qenë pikërisht Ibrahim Rugova, njeriu që e lidhi Kosovën e vogël me Amerikën e madhe.

Politika dhe vizioni i tij kishte bërë që Amerika t’i dal në ndihmë Kosovës në momentet më të rënda të historisë së saj duke sjellur përfundimisht çlirimin nga okupatori serb.

Fjalia e tij që e përsëriste pothuajse në secilin fjalim që Kosova duhet të jetë “Në miqësi të përhershme me Amerikën”, dikujt i dukej monotone atëbotë, por ndër vite u tregua pesha e thënjes që e thoshte ish-presidenti Rugova.

20 vite më pas, familja e tij u detyrua ta shikojë ceremoninë e çlirimit nga ekranet televizive, gjersa në karriget e para kishte vend edhe për njerëz që s’i kanë sjellur dobi Kosovës, ndoshta dëm po.

Madje, filozofinë dhe vizionin e Rugovës harruan ta përmendin edhe politikanët kosovarë të cilët për të përfituar në popull vëmendje e vota, në çdo përvjetor shkojnë te varri i tij për të vendosur kurora me lule, shkruajnë mediat vendore.

Ishte Ramush Haradinaj i vetmi që nuk harroj meritat e Rugovës ,duke përmendur rezistencën paqësore të ish-presidentit.

Në fakt, ishte vetë Haradinaj ai që e nderojë Rugovën edhe kur disa “komandantë” nuk donin ta varrosin me ceremoni shtetërore duke aktivizuar gardën që i dha nderin e fundit vizionarit të Pavarësisë së Kosovës.

Se Bill Clinton e kishte mik të afërt Rugovën, tregon edhe kjo video nga vizita e vitit 2009 kur ish-presidenti amerikan rrëfente kujtimet nga e kaluara për ish-presidentin Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat