“Vëllezërit” turq të Thaçit investojnë sërish në Serbi

Aktuale

“Vëllezërit” turq të Thaçit investojnë sërish në Serbi

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 19:31
Thaçi/Erdogan

Investimet turke në Serbi nuk kanë të ndalur, së fundi ajo ka hapur një degë të njërëës prej bankave turke. Si duket premtimet e presidentit turk, Rexhep Tayp Erdogan, “vëllai” i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, po jetësohen në Serbi.

Pas investimit të fundit për ndërtimin e një fabrike të tekstilit me pronarë nga Turqia, të mërkurën banka turke “Halkbank” ka shtuar edhe një degë të re në Serbi.

Kjo bankë është hapur në qytetin lindor të Smederevës, ku drejtori i përgjithshëm i Halkbank në Serbi, Kenan Bozkurt me ç’rast ka theksuar se hapje e kësaj dege në qytetin e Smederevës është mjaftë e veçantë për shkak se është një nga kryeqytetet e Serbisë së vjetër.

“Jam shumë e lumtur që po hapim degën e 34 në Serbi”, ka thënë Bozkurt.

Ambasadori turk në Serbi, Tanju Bilgiç ka thënë gjatë ditës së djeshme se “Halkbank” është një nga arsyet kryesore për marrëdhënie të shkëlqyera ekonomike midis Serbisë dhe Turqisë.

“Halkbank është shumë e rëndësishëm, sepse aty ku ka degë të Halkbank, ka edhe investitorë turq. Shpresoj se hapja e kësaj dege do të kontribuojë në rritjen e numrit të investitorëve turq në Smederevë”, ka thënë ambasadori turk në Serbi, Bilgiç.

Bilgiç kërkoi nga kryetari i Smederevës, Jasna Avramoviç, krijimin e “kushteve më të mira” për investitorët turq.

“Halkbank” në Serbi ka funksionuar që nga maji i vitit 2015 dhe tani ka 34 degë në krejt territorin e Serbisë.

Në muajin shkurt të këtij viti ministri i serb i Tregtisë, i Turizmit dhe i Telekomunikacionit i Serbisë Rasim Lajiq ka deklaruar se në Zvornikun e Vogël, do të hapet edhe një fabrikë turke e tekstilit ndërsa po bisedohet për hapjen edhe të dy të tjerave.

Lajiqi, i cili e ka hapur Panairin e tekstilit „Balkan Tekstil 2019”, ka thënë se në Serbi janë 29 fabrika tekstili me pronarë nga Turqia, ndërsa, siç njofton agjencia serbe e lajmeve tanjug, vetëm gjatë pesë vjetëve të fundit janë ndërtuar dhjetë fabrika.

Ai ka shtuar se në industrinë e tekstilit në Serbi janë të punësuar 50 mijë veta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat