Prokurorja Hajdari: Nuk po arrij ta rihapë lëndën e Vasfijes, po ndihem si kirurgu kur i vdes pacienti

Aktuale

Prokurorja Hajdari: Nuk po arrij ta rihapë lëndën e Vasfijes, po ndihem si kirurgu kur i vdes pacienti

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 21:39
Drita Hajdari

Prokuroria e Prokurorisë Speciale të Kosovës, e cila trajton lëndët e të mbijetuarave të dhunës seksuale nga lufta e fundit në Kosovë, Drita Hajdari ka treguar se çka është duke ndodhur aktualisht me rastin e Vasfije Krasniqit Goodman.

Hajdari në një panel në emisionin “Jeta në Kosovë” që transmetohet në televizionin publik, ajo ka thënë se më të dëgjuar rrëfimin e Krasniqit, ajo e ka nxjerr menjëherë lëndën e saj nga arkiva.

Ajo thotë se pavarësisht përpjekjeve, ende s’ka arritur të sigurojë prova për rihapjen e lëndës së saj.

“Menjëherë e kam nxjerr landën e saj nga arkiva. E kam analizuar nga fillimi deri në fund që me gjet mundësi ligjore që me u rihap rasti. E kam analizuar ligjin dhe shkresat, dhe kam ardh në përfundim se s’ka bazë ligjore për rihapje të rastit. Për rihapje nevojiteshin prova të reja. Nuk mund të paraqitet në dobi të viktimës dikush, por në favor të të pandehurit. Është duke u ndryshuar ligji për këtë. Rastin e Vasfijes nuk e kam kthyer në arkivë, por jam duke e trajtuar në kuadër të rasteve tjera të dhunimit, për të analizuar përgjegjësinë, sepse kemi viktima tjera nga ai rajon. E kam ftuar Vasfijën në zyrë për të marrë ndonjë informacion direkt nga ajo, sepse e kam ditur se nuk ka gjasë të jenë të gjitha informacionet në shkresë. Kam bërë gjithçka që kam mundur për ta rihapë atë rast. E kam ndi vetën si kirurgut kur i vdes pacientit. Si tragjedi profesionale. Ka shumë dilema në ato shkresa. Ai ka me qenë rast se si nuk duhet vepruar në sistemin e drejtësisë. Një gjykatë e shkallës së parë i shpall fajtorë të akuzuarit, edhe Apeli i dënon, e më pas Gjykata Supreme e shndërron aktgjykimin nga dënues në lirues. Kjo ka ndodh nga gjykatës të EULEX’it. Prokurori ka vepruar mirë, por për çudi epilogu i rastit është aktgjykimi lirues, edhe pse mendimi im është se ka prova për dënuesit. Vasfija i ka identifikuar ata, e në aktgjykim lirues thuhet se identifikimi ka qenë i dyshimtë”, ka thënë Hajdari.

Tutje, ajo ka thënë se raste të tilla nuk mund të bazohen në dëshmitarë, sepse veprat e tilla penale si dhunimi nuk kryhen në prezencë të dëshmitarëve.

“Këtu ende nuk është diçka në rregull për ne. Në Prokurori janë deklaruar 45 raste të dhunimit të grave, ndërsa 2 raste të burrave. Kjo është shqetësuese, sepse është numër u ulët. Një nga arsyet kryesore është stigma me dëshmu në Prokurori për shkak të mospërkrahjes së familjes, e reagimit të shoqërisë. Secili rast është histori në vete. Pak më shumë dëshmitarë e viktima ka pasur pas paraqitjes së Vasfijes. Ka raste kur e dinë burrat e viktimave, por jo vjehrrat, kunatat apo fëmijët. Ka raste kur bashkëshortit nuk e dinë”, ka thënë Hajdari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat