Bajraktari tregon për bisedimet e shqiptarëve me Bill Clintonin në Shtëpinë e Bardhë

Aktuale

Bajraktari tregon për bisedimet e shqiptarëve me Bill Clintonin në Shtëpinë e Bardhë

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 21:54
Harry Bajraktari

Aktivisti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Harry Bajraktari, i ftuar në emisionin Pressing ka folur për kohën kur kanë filluar bombardimet e NATO-s në Kosovë dhe se si kanë vepruar lobistët shqiptarë në Uashington.

“Ne jemi gëzuar shumë kur filloi bombardimit, se atë e kërkuam” tha ai.

Bajraktari shtoi se frika më e madhe ka qenë nëse Millosheviqi e nënshkruan marrëveshjen e Rambujesë, do të ndaleshin bombardimet.

“Kemi qenë në Uashington rreth 10-15 shokë shqiptarë. Aty jemi ulur me mendu se çka me bo me popull, edhe kishim frikë se bombardimet do të ndaleshin nëse Millosheviqi e ndal luftën dhe e nënshkruan marrëveshjen e Rambujesë” tha ai.

Ai tha se ishte takuar me Bill Clintonin dhe i kishte kërkuar që bombardimet të mos ndaleshim e madje i kishte kërkuar atij që “Shtetet e Bashkuara të Amerikës të hynin me forca tokësore”.

Ai shtoi se rol të rëndësishëm ka pasur edhe shtypi amerikan, e që ka qenë e rëndësishme për shkak se Bill Clinton kishte nevojë që popullit amerikan t’ia arsyetonte vendimin për bombardimin e Jugosllavisë.

“Shtypi ka qenë fenomenal, nonstop i kanë shfaqur shtëpitë e djegura, kampet e refugjatëve kanë qenë gjithmonë në media. E për këto kishte nevojë ai (Bill Clinton) që ta arsyetonte aksionin në Kosovë.” tha Bajraktari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat