Veseli, Haskukës: Ti djalë i ri, po i lodhtë si me i pas 105 vjeç

Aktuale

Veseli, Haskukës: Ti djalë i ri, po i lodhtë si me i pas 105 vjeç

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 23:15
Kadri Veseli ka kritikuar qeverisjen aktuale në Komunën e Prizrenit nga kryetari Mytaher Haskuka

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i PDK’së, Kadri Veseli ka kritikuar qeverisjen aktuale në Komunën e Prizrenit nga kryetari Mytaher Haskuka, i cili vie nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka thënë se Haskuka dhe Vetëvendosje në Prizren nuk po bëjnë asgjë më shumë në krahasim me kohën kur në pushtet ishte PDK-ja.

“Ta shikojmë tani Prizrenin kur e kemi qeverisur ne. Fjalë të bukura. Kanë ditur ta kritikojnë Ramadan Mujën, por asgjë nuk janë duke bërë. Ramadan Muja ka pasur 71-vjeç nja dy vjet kur ishte kryetar, e ky djali i ri i lodhtë si me i pas 105 vjeç. S’ka energji, s’ka dashuri”, tha Veseli, duke aluduar në kreun e tanishëm të Prizrenit, Mytaher Haskuka nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai u zotua se nuk do të shajnë askënd, por do të punojnë për të mirën e vendit, duke thënë se të gjitha partitë, ato nuk kanë bërë bashkë më shumë se PDK-ja.

Këto deklarata, Veseli i dha në një takim me strukturat e reja të partisë së tij në kryeqytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat