Veseli prezanton para shoqërisë civile nismën për komision hetimor për listat e veteranëve

Aktuale

Veseli prezanton para shoqërisë civile nismën për komision hetimor për listat e veteranëve

Nga: A.M. Më: 14 qershor 2019 Në ora: 10:41
Pamje nga takimi

Kryetari I Kuvendit të Kosovës, Kadri  Veseli ka zhvilluar një takim me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se para tyre ka prezantuar nismën për të ngritur një Komision Hetimor për listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Postimi i plotë:

Shoqëria civile është një nga shtyllat e rëndësishme të shtetit tonë për ndërtimin e një demokracie të mirëfilltë, si dhe për përballje me sfidat që kemi para nesh. Sot takova përfaqësues të disa prej organizatave dhe prezantova para tyre nismën time për të ngritur një Komision Hetimor për listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky është një mision në të cilin duhet të punojmë bashkë, për të ruajtur nderin e ushtarëve të lirisë dhe shtetin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat