Thaçi: Koordinimi BE-ShBA mund të rezultojë me marrëveshjen Kosovë-Serbi

Aktuale

Thaçi: Koordinimi BE-ShBA mund të rezultojë me marrëveshjen Kosovë-Serbi

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 10:49
Hashim Thaçi

(E plotësuar) -  Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se një koordinim maksimal i Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të mund të rezultojë me sukses për arritjen e marrëveshjes përfundimtare për njohje reciproke.

Këto komente Thaçi, i bëri në Tiranë, ku edhe ka dekoruar shumë personalitete të cilat kanë dhënë kontribut për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ai tha se storia e Kosovës është storie e suksesit të plotë vendor dhe ndërkombëtar, pasi është njohur nga 116 shtete dhe anëtarësuar në rreth 200 organizata ndërkombëtare

Thaçi: Kosovës ka miqtë dhe oponentët e vet

“Shteti i Kosovës ka partnerët dhe mbështetësit e vet, ka miqtë e vet por ka edhe oponentët në rrugëtimin euro-atlantil, një gjë është e sigurt, Kosova e ka të ardhmen e saj në NATO në Bashkimin Evropian, po ecë me hapa të ngadalta por dhe të sigurt“, tha Thaçi.

Kurse, i pyetur për Samitin i Parisit, ai tha se e vlerëson iniciativën franko-gjermane.

Thaçi: Koordinimi në mes BE-së dhe SHBA-ve mund të rezultojë me marrëveshjen Kosovë-Serbi

“Dialogu duhet të zhvillohet i pa kushtëzuar, duhet të zhvillohet në suaza të barabarta si dy vende të pavarura dhe sovrane. Unë vlerësoj iniciativën franko-gjermane në të njëjtën kohë jam jashtëzakonisht inkurajuar edhe me mbështetjen e plotë të Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prandaj një koordinim maksimal i Bashkimit Evropian dhe ShBA-ve do të mund të rezultojë me sukses për arritjen e marrëveshjes përfundimtare për njohje reciproke”, tha ai.

Thaçi është pyetur edhe për zhvillimet në Shqipëri.

Thaçi: I gjithë kombi e donë Shqipërinë stabile

“Unë nuk jam këtu për të dhënë vlerësime për zhvillimet e brendshme në Shqipërinë, e dua Shqipërinë, i gjithë kombi e donë Shqipërinë stabile, unike, respektim të institucioneve, të Kushtetutës, ligjeve, të demokracisë, të pluralizmit, ndërsa i mbetet vet popullit të vlerësojnë zhvillimet”,  tha ai.

Thaçi është pyetur edhe për deklaratat e ish kryeministrit, Sali Berisha, i cili e ka quajtur argat të Shqipërisë. Për këtë Thaçi tha se në Shqipëri ka fushatë elektorale , prandaj është e pa moralshme që të inkorporohet në këto debatet e brendshme.

****
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është duke qëndruar në Tiranë për të nderuar institucione dhe personalitete në ndryshme me rastin e 20 vjetorit të çlirimit të vendit nga Serbia.

Thaçi për të vlerësuar rolin e tyre në vitin 1999 do të japë për ta dekoratën “Urdhri i Pavarësisë”.

“Kënaqësi e veçantë dhe moment i veçantë në jetën time që të jem në mesin tuaj. Duke respektuar mandatin im kushtetues dhe ligjor dhe duke vlerësuar lart kontributin tuaj dhe të shtetit shqiptar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës e kemi  një ceremoni të tillë. Po shënojmë 20 vjetorin e lirisë së Kosovës. Ditë më parë filluan kremtimet në Prishtinë, ku na u bashkëngjit edhe njeriu që mori vendimin që të ndodhin bombardimet e NATO-së, presidenti Bill Clinton, sekretarja Albright dhe gjenerali Clark”, ka thënë Thaçi.

“Nga këtu ku jemi sot në Tiranë shprehim mirënjohje për partnerët tanë që na ndihmuan. Një është e qartë, pa rolin e UCK-së – pa rezistencën e armatosur të lulëtarëve të lirisë kjo nuk do të ndodhte. UÇK kësaj radhe bashkoi gjithë popullin e Kosovës, gjithë shqiptarët kudo që janë”.

“Mirënjohje secilit  nga ju për rolin e jashtëzakonshëm diplomatik, ushtarak dhe segmenteve që ndikuan që bota të na përkrah. Pa rolin e Shqipërisë,  Kosova nuk do të ishte as e lirë as e pavarur. Sikurse edhe rrugëtimi drejt NATO-së dhe BE-së do të jetë i vështirë pa përkrahjen e shtetit shqiptar”.

Dekorata “Urdhri i Pavarësisë” i është dhënë edhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. 

Presidenti dekoron në Tiranë personalitete të shquara shqiptare

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në Tiranë po dekoron personalitete të shquara shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat