Ambasadori amerikan në Beograd kërkon drejtësi për vrasjen e vëllezërve Bytyçi

Aktuale

Ambasadori amerikan në Beograd kërkon drejtësi për vrasjen e vëllezërve Bytyçi

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 11:20
Kyle Scott

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, ka përkujtuar gjetjen e 75 trupave të shqiptarëvenë varrezën masive në Petrovo Selë.

Kyle Scott ka shkruar në profilin e tij zyrtar Twitter, se në mesin e këtyre trupave ishin edhe 3 shtetas amerikanë, vëllezërit Bytyçi.

“Në këtë datë të vitit 2001, në një varrezë masive janë zbuluar trupat e 75 shqiptarëve në Petrovo Selo. Në mesin e të vdekurve ishin edhe 3 shtetas amerikanë, vëllezërit Bytyçi. Edhe më tutje, askush nuk është dënuar për këtë vrasje të jashtëligjshme. #Drejtësipërtëgjithaviktimat”, ka shkruar ambasadori amerikan në Beograd. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat