Wilson: Serbia nuk do të jetë shtet normal pa e zgjidhur çështjen e Kosovës

Aktuale

Wilson: Serbia nuk do të jetë shtet normal pa e zgjidhur çështjen e Kosovës

Nga: F. B. Më: 14 qershor 2019 Në ora: 11:31
Nënkryetari i Këshillit të Atlantikut, Damon Wilson

Nënkryetari i Këshillit të Atlantikut Dejmon Vilson ka deklaruar se presidenti i Serbisë ka pozitë më të mirë biseduese, kur bëhet fjalë për çështjen e Kosovës, shkruan “B92”, përcjell “Bota Sot”.

Në pyetjen nëse vendosja e taksës nga Prishtina “ka ndryshuar lojën” dhe a është vështirësuar pozita e Beogradit në vazhdimin e dialogut, Vilson për “Zërin e Amerikës” ka thënë se Vuçiq është në pozitë diplomatike sepse ka qëndrim më të mirë përgjegjës.

"Kjo nuk i ndihmon Prishtinës dhe shpresoj se këtë do ta tejkalojmë. Serbia mund të fitoj shumëçka, por nuk mund të jetë vend normal dhe të ketë besimin e bashkësisë ndërkombëtare nëse nuk e zgjidh këtë ", vlerësoi Vilson

Sipas tij Serbia nuk do të jetë pjesë e BE-së nëse bëhet shtet autoritar dhe shtoi se Serbia në dialogun me Prishtinën – së pari fiton normalizimin, rastin të fokusohet në vete dhe pas marrëveshje të gjithë harxhojnë kohën në Kosovën.

"Nuk mund të fokusohet në gjërat e këqija në vend nëse vazhdimisht shikoni gjërat e këqija në Kosovë. Kur kjo zgjidhet do të zgjidhet edhe demokracia edhe ekonomia për popullin serb. Populli do kërkoj lider më përgjegjës jo vetëm se ka humbur retorika nacionaliste rreth Kosovës” ka thënë ai duke shtuar se marrëveshja me Prishtinën “ hap rrugën e forcimit të demokracisë”.

A do të kenë durim BE dhe ShBA në situatën pa marrëveshje dhe raportet mes Serbisë dhe Kosovës, Vilson thotë se Serbia duhet të ketë ndërgjegje më të lartë në atë çfarë mund të bëjë.

"Ne mund të presim me dekada, por nuk duam ta bëjmë këtë, duam të ndërtojmë diçka më të mirë për Serbinë. Jo vetëm pajtim historik me Prishtinës e Beogradit por pajtim historik mes Uashingtonit e Beogradit. Të shohim presidentin serb në Shtëpinë e Bardhë dhe atë amerikan në Serbi, investimet amerikane në Serbi dhe ndihmën e ShBA-ve drejtë Evropës ", tha ai duke potencuar se raportet mes Beogradit dhe Prishtinës nuk janë detyra më e rëndësishme e ShBA-ve

Vilson mendon se letra e Shtëpisë së Bardhë për Prishtinën dhe Beogradin ku ftohen palët të ulin retorikën, do thotë se ShBA duan të luajnë rolin e “ katalizatorit” në përtëritjen e dialogut.

"ShBA nuk mund të zgjidhin problemin , atë duhet ta zgjidhin palët. Jemi në kohë me rëndësi por me shumë dilema, derisa Evropa kalon nëpër tranzicion, ne po angazhohemi të jemi katalizator në dialog.

Vilson thotë se Prishtina duhet të heq taksën dhe kthehet në dialog, duke pasur parasysh se Amerika ka shfrytëzuar ndikimin diplomatik në Prishtinë.

"Përderisa nuk kemi marrëveshje. Mund të ketë incidente, tentime. Derisa nuk ka marrëveshje mund kemi eskalime , që do ndalen nëse kemi kornizë për marrëveshje ", tha Vilson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat