Ushtarët dhe Policët dhurojnë gjak

Aktuale

Ushtarët dhe Policët dhurojnë gjak

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 12:54
Pamje nga vendi i ngjarjes

Me moton “Jep dhuratën më të çmueshme, dhuro gjak”, përfaqësues të FSK-së dhe të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës dhuruan gjak në ditën Ndërkombëtare të Dhurimit të Gjakut.

Në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, përfaqësues të FSK-së, kadetë të Policisë së Kosovës dhe përfaqësues të Njësisë Speciale dhuruan gjak në kuadër të javës së dhurimit vullnetar të gjakut.

Aty u kërkua që të dhurojnë gjak të gjithë qytetarët që gëzojnë shëndet të plotë.

Për drejtoreshën e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, Bukurie Zhubi, dhurimi i gjakut nga përfaqësues të FSK-së dhe Policisë së Kosovës i shton madhështinë këtij aktiviteti human dhe jetik për pacientët që kanë nevojë për doza të gjakut.

tha se kjo ditë ka një rëndësi shumë të madhe, në veçanti për pacientët që kanë nevojë për doza të gjakut

Ajo tha se interesimi për dhurimin e gjakut rritet çdo vit,

Zhubi: Të dhurojmë gjak në mënyrë të vazhdueshme

“Dhurimi i gjakut duhet të bëhet në mënyrë të vazhdueshme në mënyrë që të krijohet një rezervë dhe një vetëmjaftueshëm  për të pasur mundësi me i mbulu kërkesat të cilat janë të bollshme, në kohën e sotme, duke marrë parasysh numrin e intervenimeve kirurgjikale të komplikuara të cilat kërkojnë edhe numër të konsiderueshëm të dozave të gjakut. Dhurimi i gjakut nuk dëmton personin që dhuron, kështu që ftoj të gjithë ata që gëzojnë shëndet të mirë, që të vijnë dhe t’i bashkëngjiten këtij organizimi mjaft të rëndësishëm , i cili është jetik për një numër të caktuar të pacientëve”, tha ajo.

E drejtoresha e shërbimit Shëndetësor të Policisë së Kosovës, Lindita Kajtazi, tha se nuk ka kënaqësi më të madhe sesa kur pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe ata të FSK-së, bëhen së bashku për t’iu përgjigjur pozitivisht ftesës për dhurim të gjakut.

Kajtazi: Mbi 50 vullnetar të Njësisë Speciale sot dhurojnë gjak

“Sot, numri i dhuruesve vullnetar të gjakut të Njësisë Speciale është më shumë se 50, dhe kemi kadetët policorë, për çka shumë i falënderojmë. Ata janë pjesë e Policisë së Kosovës, por janë duke ndjekur trajnimin në akademinë në Vushtrri, por sot i janë i përgjigjur një numër i kënaqshëm i tyre”, tha Kajtazi.

Kolonel Sefer Isufi tha se pjesëtarët e FSK-së kanë përkushtim maksimal në përmbushjen e misionit të tyre të shenjtë e që është mbrojtja e qytetarëve të vendit.

Isufi: Sot dhurojnë gjak 60 pjesëtarë të FSK-së

“FSK merr pjesë sot me 60 pjesëtarë. Ka pasur interesim edhe më të madh për të marrë pjesë në këtë aktivitet, por një pjesë  janë të angazhuar edhe në aktivitete tjera”, tha Isufi.

Komandant i Njësisë Speciale Operative Amir Gërguri u shpreh se njësia speciale në vazhdimësi dhuron gjak, teksa theksoi se kësaj radhe krah për krah edhe me ushtrinë e Kosovës, ndjehen edhe më mirë në këtë aksion humanitar.

Gërguri: Jep gjak sot, nesër mund të të duhet dhe ty

“Kam një porosi për të gjithë qytetarët që kanë shëndet të mirë, të japin gjak për ata që kanë nevojë, sepse nesër mund të jenë edhe ata vet që iu duhet gjaku”, u shpreh ai.

Java e dhurimit të gjakut ka filluar më 10 qershor dhe do të zgjasë deri më 17 qershor, ku qytetarët do të mund të dhurojnë gjak në transfuzion të gjakut apo në shesh ku edhe janë të vendosura tendat për dhurim të gjakut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat