Prokuroria ngriti 75 aktakuza për një ditë

Aktuale

Prokuroria ngriti 75 aktakuza për një ditë

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 13:59
Ilustrim

“Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur shtatëdhjetepesë (75) aktakuza kundër nëntëdhjetetre (93) personave për vepra të ndryshme penale, si dhe, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona të dyshohen se kanë kryer vepra të ndryshme penale”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, prokurori i shtetit, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër pesë (5) personave, pasi që dyshohen se kanë kryer vepra të ndryshme penale, si dhe, ka bërë një kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të nën dyshimin se i pandehuri S.G., është përfshirë në kryerjen e veprës penale: “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 i KPRK-së.

Në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar personi E.D., me dyshimin se ka kryer veprat penale “Ngacmimi” dhe “Kanosja”, si dhe, janë ushtruar dy (2) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit, njëra ndaj të dyshuarit K.Ll., me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”, ndërkaq tjetra ndaj të dyshuarit N.S., me dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat