Kjo është pasuria e Vlora Çitakut

Aktuale

Kjo është pasuria e Vlora Çitakut

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 17:38
Vlora Çitaku

Një nga ambasadoret më të zëshme është Vlora Çitaku e cila përfaqëson Kosovën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Paga mujore që merr Ambasadorja Çitaku nga Ministria e Punëve të Jashtme është 3,559.67 euro,

Në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK) ajo ka deklaruar tri banesa të cilat janë në emër të prindit të saj.

E vlera e këtyre tri banesave është 165 mijë euro, ku thotë se janë në pronësi të prindit.

Kurse, para të gatshme në institucione financiare, ajo i ka deklaruar në njërën bankë në Prishtinë 5 mijë e 744 euro, ndërsa në ‘City Bank’ në SHBA, 500 dollarë.

Ndërsa, në sqarimin e saj ka njoftuar se ka blerë një banesë me kredi në Prishtinë, por që ende nuk ka përfunduar ndërtimin i saj, për të cilën nuk posedon ndonjë letër poseduese, pos një parakontrate me ‘NARTEL’.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat