Petrit Zogaj nga shoqëria civile, ka analizuar ngjarjet e ditës, duke vënë në pah 3 “banalitetet e ditës”.
Ai ka thënë se ekipi shtetëror i dialogut doli jokushtetues, Haradinaj ka dhënë dekorata për të siguruar një votë për shumicën e munguar, ndërsa në fund të ditës deklaroi që taksa duhet të mbetet e përhershme.
Zogaj ka ironizuar me Haradinajn, duke thënë se atij duhet t’i vazhdohet, pasi siç ka vlerësuar ai, ai ka ende potencial për banalizëm.
“Banalitetet e ditës: 1. Ekipi shtetëror del jo kushtetues, Limaj e Ahmeti sorollaten sokaqeve të Prishtinës e Brukselit kot. 2. Haradinaj jep dekorata e urdhëra për të siguruar një votë në shumicën e munguar. Dhe 3. Në fund të dites, del thotë që taksa mund të mbetet e përhershme. Duhet të vazhdojë mandati i kësaj qeverie, sepse Haradinaj ka ende potencial për banalizim, sigurisht, bashkë me Veselin, Limajn e Ahmetin”, ka shkruar në Facebook Petrit Zogaj.