Profesori njohur:  Thaçi do t`i ndaj dekoratë edhe Vuçiqit

Aktuale

Profesori njohur:  Thaçi do t`i ndaj dekoratë edhe Vuçiqit

Nga: A.M. Më: 15 qershor 2019 Në ora: 14:29
Aleksandër Vuçiqi, Frederika Mogherini, Hashim Thaçi

Profesor dr. Binak Maxharraj, përmes një komenti ka reaguar ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka ndarë dekorata për Pavarësinë e Kosovës.

Ai thotë se nuk është çudi nëse një ditë Thaçi do të ndaj dekoratë edhe përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Frederika Mogherinit, si dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqit

Komenti i plotë:                                                 

Dekorata e pavarësisë edhe për dy fatosat.

Nëse vazhdon kështu më dekorata Presidenti i Kosovës, nuk është çudi së një ditë Dekoratën për Pavarësinë e Kosovës do të ua ndajë edhe Frederika Moghërini dhe Aleksandër Vuçiqit

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi paska vendos qe së shpejti ti dekoron më Dekoratën e pavarësisë:

 

Fatos Nanon i cili në takimin në Kretë te Greqisë patë deklaruar se Kryeqyteti i Kosovës është Beogradi, dhe Fatos Klosin shefin e sigurimit shtetëror të Shqipërisë(SHISH) për meritat e tij rreth organizimit të vrasjes së ministrit të mbrojtjes së Ibrahim Rugovës Ahmet Krasniqin, por edhe për meritat për te cilat Fatos Klosi ua përgatiti terrenin qe shefat e Rognerit të vijnë në pushtet në Prishtinë

Ne se kështu vazhdon Presidenti i Kosovës më nda dekorata meritë e pameritë kam frikën qe një ditë ai do te vendos që Dekoratën për pavarësinë e Kosovës te ia ndanë edhe Federica Mogherinit dhe Aleksander Vuçiqit për merita e tyre për "mirëvajtjen “e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat