7 vite nga gjenocidit grek, Shoqata Çamëria publikon datën: Ja kur marshohet në Qafë Botë - Bota Sot
7 vite nga gjenocidit grek, Shoqata Çamëria publikon datën: Ja kur marshohet në Qafë Botë

Aktuale

7 vite nga gjenocidit grek, Shoqata Çamëria publikon datën: Ja kur marshohet në Qafë Botë

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 15:46
Pamje nga konferenca

Shoqata Çamëria ka kujtuar sot 75-vjetorin e gjenocidit grek mbi çamët.

Në një deklaratë për mediat, kreu i kësaj shoqate, Dritan Sejko tha se në kuadër të 75-vjetorit, janë organizuar një sërë aktivitetesh në përkujtim të ngjarjeve të ndryshme.

Sejko lajmëroi gjithashtu se më 22 qershor, ora 18:00, do të ketë një marshim drejtë Qafë-Botës, si një shenjë kujtimi të të parëve dhe gjenocidit të ushtruar mbi çamët.

Deklarata e plotë:

Të dashur bashkëpatriotë…

Viti 2019 përkon me 75 vjetorin e Genocidit të shovinizmit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë.

Në këtë kuader Shoqata Patriotike Çamëria ka organizuar një sërë aktivitetesh në përkujtim të ngjarjeve të ndryshme si dhe për të vleresuar figura të shquara që kanë dhënë kontributin e tyre për sensibilizimin e çështjes apo në zgjidhjen e saj.

Një pjesë e juaja ka qenë pjesëmarrëse në këto aktivitete dhe një pjese tjetër kanë dhënë edhe kontributin e tyre për organizimin e tyre.

Gjej rastin te shpreh falenderimet dhe mirënjohjen për çdonjërin prej jush.

Por moria e këtyre aktiviteteve kulmon me javën e kultures dhe historiseë së Çamërisë.

Kalendari e kësaj jave eshtë bërë tashmë publik, por unë po e rikujtoj.

Datë 22 qershor ora 18:00, pelegrinazhi në varrezat monumentale të Kllogjerit dhe marshimi në Qafë Botë.

Datë 24 qershor ora 11:00, promovim i ribotimit të librit të autorit Fatos Mero Rrapaj, “Këngë popullore nga Çamëria”, në Akademinë e Shkencave Tiranë.

Datë 25 qershor ora 20:00, baleti “O.Taka”, vënë në skenë nga trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës, në sallën e Teatrit Turbina, Tiranë.

Datë 26 qershor ora 19:30, homazhe në kujtim të viktimave të Genocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamerisë, tek Liqeni Artificial, Tiranë.

Datë 27 qershor: Ora 11:00, Muzeu Historik Kombetar, ekspozita, “75 Vjet Genocid, Koha për Çamërinë.

Ora 17:00, Prishtinë, Kosovë. Marshimi për Çamërinë

Ora 18:00, Akademi Përkujtimore. Teatri Kombëtar, Prishtinë.

Ju bëj thirrje të bëheni pjesë në këto aktivitete, të gjithë patriotëve shqipëtarë por në veçanti, shqiptarëve të Çamërisë.

Sidomos, doja të theksoja të bëheni pjesë e pelegrinazhit të përvitshëm në Varrezat Monumentale te Kllogjërit dhe Marshimit në Qafë Botë, që këtë vit siç e thashë edhe me lart, do të organizohët ditën e shtunë datë 22 qershor.

Prezenca jonë sa më e madhe do të na tregojë se sa e afërt do të jëtë dita e zgjidhjes përfundimtare të çështjes çame.

Këmbëngulja, vendosmëria dhe masiviteti na e rrit besimin se dita po afron.

Duke ju falenderuar paraprakisht, shpreh bindjen se prezenca jonë ketë vit sidomos në Varrezat e Kllogjerit dhe Qafë Botë, do të jetë si asnjëherë më parë.

Çamëria është e të gjithë shqiptarëve

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...