Komandanti i Kosharës i reagon Ramush Haradinajt: Me çfarë motivacioni i jepet kjo medalje Labinot Tahirit?

Aktuale

Komandanti i Kosharës i reagon Ramush Haradinajt: Me çfarë motivacioni i jepet kjo medalje Labinot Tahirit?

Nga: N.H Më: 15 qershor 2019 Në ora: 16:43
Hisen Berisha

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i ka ndarë medaljen e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu për deputetin Labinot Tahiri.

Për këtë, Haradinaj ka marrë kritika nga më të ndryshimet. Një prejt tyre është edhe nga komandanti i Kosharës, Hisen Berisha.

Ai përmes një komenti ka pyetur Haradinajn se me çfarë motivacioni e ka ndarë këtë dekoratë për deputetin Tahiri.

Berisha thotë se duhet shikuar edhe gjendjen emocionale të kryeministrit Haradinaj.

Image

Ndërkaq, kjo medalje sipas Haradinaj i ndahet Tahirit për humanizmin që ka treguar për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

“Në respekt të punës së tij si deputet i Kuvendit të Kosovës, rolin e tij në komunitet për avokimin e interesave të qytetarëve të Ferizajit dhe në veçanti për humanizmin e madh të treguar përgjatë viteve, për t’i ndihmuar njerëzit në nevojë dhe të lënë vetëm, në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët, sot pata kënaqësinë që Labinot Tahirit t’i ndajë medaljen e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skenderbeu”.

Image

“E falënderova deputetin Tahiri edhe për shprehjen e solidaritetit me qytetarët tanë, që si të vetmit në Evropë, ende nuk e kanë gëzuar të drejtën për lëvizje të lirë.

Si kryeministër i vendit, jam mirënjohës për angazhimin Tuaj, tejet human për shqiptarët dhe ju inkurajoj që ta vazhdoni këtë mision”, ka deklaruar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat