Ja dy armiqtë që po e fusin në ngatërresa LDK-në

Aktuale

Ja dy armiqtë që po e fusin në ngatërresa LDK-në

Nga: N.Sh Më: 15 qershor 2019 Në ora: 18:50
LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës, në këtë vit është duke i mbajtur zgjedhjet e brendshme të cilat po kalojnë me probleme të shumta.

Të paktën nëpër media dhe disa video të publikuara po shihet se brenda LDK-së ka një përçarje edhe pse krerët e saj po e mohojnë një gjë të tillë.

Ish-mjeku i UÇK-së, Liri Loshi thotë se LDK-ja ka dy armiq.

Ai përmes një postimi në Facebook, shprehet se, kajta e madhe dhe mundësia e vogël në LDK po e fut në ngatërresa këtë parti.

“Janë dy armiq që po e fusin në ngatërresa LDK-në. E para quhet Kajta e Madhe. E dyta quhet Mundësia e Vogël. Gjithnjë sipas tregimit për ngatërresën e dy vëllezërve për retë që dukeshin si dele dhe për qiellin që dukej si livadh. Nuk di një parti tjetër politike që krejt jetën e ka kaluar me ëndrra dhe që falë ëndrrave ende mbijeton!”, shkruan Loshi, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat