Veprimtari i njohur me akuza të rënda për Agim Çekun: Ku ishe kur u depërtuan rusët pa therrë në këmbë deri në Aeroport - Bota Sot
Veprimtari i njohur me akuza të rënda për Agim Çekun: Ku ishe kur u depërtuan rusët pa therrë në këmbë deri në Aeroport

Aktuale

Veprimtari i njohur me akuza të rënda për Agim Çekun: Ku ishe kur u depërtuan rusët pa therrë në këmbë deri në Aeroport

Nga: N.H Më: 15 qershor 2019 Në ora: 19:17
Agim Çeku

Veprimtari Fatmir Bajraj përmes një shkrimi dërguar në gazetën “Bota sot”, të titulluar “Mjerim i Gjeneral Çekut dhe pasojat”, ka reaguar ndaj disa deklaratave të ish-deputetit të PDK-së, Agim Çeku.

Çeku mbrëmë tregoi se pse forcat ruse u futën në Kosovë para KFOR dhe se çfarë në detaje ka pasur në Tunelin e Goleshit.

Bajraj lidhur më këtë ka pyetur Çekun se ku ishte kur u depërtuan rusët pa therrë në këmbë deri në Aeroportin e Prishtinës.

Ja shkrimi i tij:

Image
Fatmir Bajraj

Injoranca e Gjeneralit të pa luftë e t'pa ushtri !

Po pse bre Gjeneral Agim Çeku po flet për politikë, për kohën në t'cilën do duhej t'flisje me grykën e pushkës dhe n'beteja ?

Dhe ja pse !

Kështu si flet ti tani për atë epizodë & fazë të zhvillimeve ; deshmon dhe promovon me pa-dashje dy qeshtje kruciale të cilat t'rrëzojnë & t'përplasin për toke, ty vartësit tuaj, dhe ushtrinë tënde ; kuptohet, atë të Kadrisë (Ushtria Ç'shlirimtare e Kadrisë), dhe jo Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ( UÇK-në) e bijave dhe bijëve m'a t'mirë të shqiptarëve & shqiptarisë, dhe jo vetëm...!

E para :

Deshmon, në të vertetë, permes "deshmisë" tënde, vë n'lajthitje të tjerët, se i njeh marrveshjet kontraktuale : NATO-Rusi në participimin Rus në Forcat Paqëruejtëse Ndërkombëtare të drejtuara nga Aleanca Veri-Atlantike, si fitimtare e luftës për çlirimin e Kosovës, pas kapitulimit politik të kreut shtetëror serbo-sllav në Beograd me 03 Qeshor 1999, dhe nënshkrimit ushtarak të këtij kapitulimi të quajtur si Marveshje Tekniko-Ushatarake e Kumanovës ndermjet Gjeneralshtabit të UJ-së dhe Komandës së NATO-së !

- E verteta është se Rusët, pretendonin në një zonë ushtarake (sektor rus) në këmbim të asaj ; që t'mos përdornin veton në KS të OKB, për Rezolutën 1244, për Misionet ; paqëruajtës ( NATO) dhe ai civil nderkombëtar (UNMIK), për cfarë, u arritë kompromisi që Rusët (kontigjenti rus), të jet pjesë e njerit nga 5 sektorët dhe nën komandën e sektorit respektiv, të cilët ishin pjesë kyqe e luftës për çlirimin e Kosovës dhe dëbimin e saj nga teritori i çliruar i Kosovës !

- SFOR-i Rus, nuk ishte kontigjent serb dhe i uniformuar si Rus, por ishte kryekëput Rus me ndonjë përjashtim të vogël teknik, ngase Rusia nuk do lejoonte asnjëherë një kamuflim të të tillë, i cili ishte eksponuar rrezikut të nxjerrjës cullak të ftyrës dhe imazhit t'saj n'luftën e Kosovës.

- Serbia ishte n'Kosovë, me t'gjitha kapacitet ushtarake, policore dhe paramilitare, dhe nuk kishte nevojë t'vinte nga Bosnja, z. Gjeneral, Agim Çeku !

E dyta :

Rusia nuk do rrezikonte kontigjentin ushtarak, për t'shpëtuar imazhin Serbo-sllav, armet biologjike në tunelin e Goleshit, dhe aq më pak për Migët 21, të cilët Serbia kishte afatin e lejuar të tereheqjës nga "Marveshja" e Kumanovës, përkatsisht nga Akti i Kapitulimit me 9/10 Qeshor 99 !

Gjeneral, Agim Çeku !

Rusët nuk hynë (rrëzikuan) natën e 11/12 Qeshorit 99 për t'bërë lojë & shaka me Përndimin dhe Amerikën n'krye të NATO-së !

JO !

Ata erdhën për t'përseritë Berlinin e LDB-së, për t'ndarë sipas kutit të tyre zonën e influencës dhe diktatit pas luftës së humbur të Serbisë, por skenari nuk u piu ujë, ngase NATO-ja i shtrëngoj rrathët dhe pamundësoj kontigjentin pushtues e armiqësor Rus që t'merr suportin e nevojshëm ushtarak & luftarak, në vijë ajrore përmes Aeroportit të Kosovës, dhe asaj tokësore, gjë që i shtyri dhe mbështeti për muri deri në pranimin e kushteve nga Aleanca Veri-Atlantike (KFORI).

- Zatën, Gjenaral Agim Çeku, rezulton që s'njeh ; as fushën politike dhe as anën ushtarake të aksionit dhe qellimit të vertetë Rus si "fitimtar", para trupave të aleancës, alias të kontigjentit Britanik, pjesë sektorit të të cilit ishte Aeroporti i Sllatinës.

Gjeneral Çeku !

Fol ti për pjesën tënde të përgjegjësisë, si Komandant i Shtabit të Përgjithshëm të Rognerit , si depertuan Rusët pa therrë n'këmbë deri në Aeroport, ku ishit ?

Apo ndoshta ke "respektuar" marveshjën për terheqje...?

Fol edhe për "Ushtrinë" e Kadrisë & t'PAN-it, rreth 70 mijë veteran që e bëtë sa mshel e qel sytë, dhe cili ishte dhe është qellimi...?

Punët e "m'dhaja" leri PAN-it dhe shefave të tij : Hashimi, Kadria, Ramushi, Fatmiri & Co !

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...