Tadiq: Vuçiq ua ka premtuar ndërkombëtarëve Kosovën - Bota Sot
Tadiq: Vuçiq ua ka premtuar ndërkombëtarëve Kosovën

Aktuale

Tadiq: Vuçiq ua ka premtuar ndërkombëtarëve Kosovën

Nga: F. B. Më: 16 qershor 2019 Në ora: 09:25
Boris Tadiq

 

Ish-kryetari I dikurshëm i Serbisë (2004-2012.) Boris Tadiç, lider I Partisë Social-demokrate, ka deklaruar për „Blic“ se “ ndërkombëtarët kërkojnë nga opozita që mos të shqetësohet opinion sepse (kryetari aktual Aleksandar) Vuçiq ka premtuar Kosovën, përcjell “Bota Sot”.

Tadiç ka shtuar se askush nuk mund të thotë kur do të vij zgjidhja për problemin e Kosovës por me rëndësi është se çfarë do të jetë zgjidhja.

Ai ka thënë se angazhohet që zgjidhja të jetë “krijimi I dy entiteteve në Kosovë” dhe për “dalje nga konflikti i ngrirë”.

Tadiç ka sqaruar se “asnjëherë nuk do mbështeste zgjidhje të atyre që me premtime servile për çështjen e Kosovës kanë ardhur në pushtet, të cilëve….ruajtja e interesave personale dhe pushtetit….është mbi ruajtjen e interesit kombëtar “.

Prandaj ndërrimi I pushtetit aktual sipas tij është “ zgjidhje e një pjese të madhe të pushtetit sepse pa atë nuk ka hapësirë për asnjë zgjidhje që me të vërtetë mbron interesat e Serbisë dhe qytetarëve të saj“.

Që të mund të bisedohet për planin për Kosovën, Tadiç mendon se duhet të dihen “natyra dhe masa e marrëveshjes dhe premtimet që ka bërë pushteti…gjatë…viteve të politikës së saj jo transparente “, përkatësisht gjatë “ kthimit prapa të pozitës sonë në Kosovë gjatë regjimit të Vuçiqit “.

Tadiç shprehet se Vuçiq ka organizuar “dialogun e brendshëm” për Kosovën “ jo në synimin e dialogut të vërtetë port ë ndarjes së përgjegjësisë për vendimet e tij dhe iluzionit për konsensus në të cilat vetë ka sjell vendime “.

Ish-presidenti ka ftuar presidentin aktual në „TV-duel“ sepse „ është e domosdoshme njohje me të vërtetën“ të cilën nuk e dinë qytetarët sepse „ i janë ekspozuat shpëlarjes së trurit…derisa nuk mësojnë të vërtetën nuk do mund të vlerësojnë situatën“.

„Vuçiq i shkojnë për shtati mashtrimet e qytetarëve në mënyrë që të bart tek ata përgjegjësinë e referendumit )për Kosovën) që po paralajmëron “, ka thënë Tadiç për „Blic“.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...