Deklarata e Agim Çekut për numrin e veteranëve, që shtyri reagimin e Elez Blakajt - Bota Sot
Deklarata e Agim Çekut për numrin e veteranëve, që shtyri reagimin e Elez Blakajt

Aktuale

Deklarata e Agim Çekut për numrin e veteranëve, që shtyri reagimin e Elez Blakajt

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 10:05
Agim Çeku

Të premten, Kryetari i Komisionit Qeveritar për verifikimin e pjesëtarëve të UÇK-së, Agim Çeku, ka folur për aferën e veteranëve të rrejshëm.

Sipas deklarimit të tij në emisionin “Blic Interview me Astrit Gashin”, Çeku tha, askush nuk e ka pritur që numri të jetë kaq i madh i veteranëve të luftës së UÇK-së.

“Lista që unë e kam dorëzuar si kryetar komisioni është mbi 49 mijë veteranë dhe e kam thënë edhe në të tjera raste por edhe në procesin gjyqësor, që numri ka dal më shumë sesa që kemi pritur dhe pritjet e mia reale kanë qenë që të dalin diku rreth 30 mijë ushtarë. Lista e IOM 13 mijë ka qenë listë e regjistrimit vullnetarë dhe ky regjistrim në IOM është bërë për t`i ndihmuar ish ushtarët, qoftë me trajnime qoftë ndonjë biznes të vogël dhe se ka një numër të madh që nuk është lajmëruar në IOM dhe që IOM e ka pasur diku një listë me 27 mijë veteranë”, ka thënë Çeku.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...