Lëvizja Vetëvendosje bënë homazhe në përvjetorin e çlirimit të Malishevës - Bota Sot
Lëvizja Vetëvendosje bënë homazhe në përvjetorin e çlirimit të Malishevës

Aktuale

Lëvizja Vetëvendosje bënë homazhe në përvjetorin e çlirimit të Malishevës

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 13:18
Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje në përvjetorin e çlirimit të Malishevës, ka bërë homazhe te shtatorja e Adem Jasharit në Malishevë dhe te varrezat e dëshmorëve në Malishevë dhe në Kleqkë ku është i varrosur Ismet Jashari Kumanova.

Në këto homazhe morën pjesë kryetari Albin Kurti, kryetari i qendrës në Malishevë Adem Berisha dhe veprimtari politik i çështjes kombëtare Gani Krasniqi.

“16 Qershori është dita e çlirimit dhe dita e dëshmorëve në Komunën e Malishevës. Malisheva në luftën e fundit i ka dhënë kombit 72 dëshmorë dhe qindra martirë të vrarë e të masakruar. Malisheva po ashtu nga marsi ‘98 deri në korrik ‘98 ishte shpallur edhe zonë e lirë. Përgjatë asaj kohe në këtë zonë janë strehuar qindra e mijëra civil, kanë qenë të vendosura institucionet drejtuese të luftës siç ishin Shtabi i Përgjithshëm dhe Radio Kosova e Lirë”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Mes tjerash, në këtë njoftim thuhet se pas luftës në Kosovë, qindra djem e vajza nga Malisheva i janë bashkuar organizimit të luftës së UÇPMB-se dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Iliridë, ku kanë  rëbë  dëshmorë edhe tre djem nga Malisheva.

Albin Kurti së bashku me përfaqësues të kësaj komune në këtë përvjetor  bënë homazhe te shtatorja e Adem Jasharit në Malishevë dhe te varrezat e dëshmorëve në Malishevë dhe në Kleqkë ku është i varrosur Ismet Jashari Kumanova.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...