Haradinaj tregon çështjen e vetme për të cilën do të bisedoj me Serbinë

Aktuale

Haradinaj tregon çështjen e vetme për të cilën do të bisedoj me Serbinë

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 14:02
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se qytetarët e Kosovës nuk hezitojnë të shkojnë kah paqja, por mos të pret askush se do të ndërtojë paqe dikush në dëm të Kosovës.

Haradinaj këto komente i bëri në 20 vjetorin e çlirimit të Komunës së Pejës dhe Deçanit, ka marrë pjesë në përurimin e sheshit "Shkëlzen Haradinaj", zbulimin e shtatores së Heroit të Kombit Gjeneral Major Shkëlzen Haradinaj dhe Obeliskut të 183 dëshmorëve nga Komuna e Pejës.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj, tha se madhështinë e veçantinë të kësaj dite nuk e bënë veç obelisku edhe shtatorja, por e bëjnë edhe prezenca e njerëzve këtu.

"Fati e ka deshtë që gjatë luftës me qenë më afër me luftëtarët e Pejës e të Dukagjinit sesa me mua e me Dautin. Ne kur flasim për rrugën tonë deri në liri nuk harrojmë kontributin. Jemi në Pejën e Haxhi Zekës, asnjëherë nuk do t’i harrojmë. Ne e dimë që me mbrojt Pejën e Kosovës Rugova ka qenë e pakalueshme. Nuk harrojmë ata që kanë mbrojtur Kosovën. Unë jam dëshmitar, 74 përqind e infrastrukturës së Pejës ka qenë e shkatërruar, qindra të vrarë. Kjo është historia e Pejës, po kështu është historia e gjithë Dukagjinit. Nuk dëshirojmë liri që e izolojmë lirinë, e izolojmë popullin tonë. Ne e kemi kërkuar lirinë tonë po e kemi kërkuar lirinë për t’iu bashkuar popujve tjerë, botës, NATO-s. Dëshirojmë me lirinë tonë me u kyç në lirinë e të tjerëve. Kemi përuruar autorrugën me Maqedoninë e Veriut, ku kemi treguar se si mund të lidhemi. Ne jemi të interesuar me i thelluaar marrëdhëniet me shtetin e Malit të Zi për një gatishmëri të tyre për të zgjidhur çdo problem. Ne kemi me i takuar familjes evropiane. Ne jemi krenar që si Dukagjin e kemi dhënë provimin në kohën e luftës, Dukagjini nuk e la vet Drenicën, nuk i la Jasharajt. Kurrë nuk kemi me i tradhëtuar miqtë dhe aleatët tanë. Ka plot punë që duhet me u kry, por e meritojmë një autoudhë. Ne jemi të hapur për tregti të lirë, ne kurrë nuk kemi me i qitë tarifë Shqipërisë, janë fjalët e rrugës. Është mirë me e heq edhe ata atë 5 eurosh. Ne jemi të interesuar për fqinjësi të mirë edhe me Serbinë. Duhet me u shkrua një kornizë marrëveshje, nuk është territori. Ajo që ka mbetur me u zgjidh është marrëdhënia bilaterale. Nuk pretojmë të shkojmë kah paqja, por mos të pret askush se do të ndërtoj paqe dikush në dëmë të Kosovës", tha ai.

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, tha se përmendorja dhe obelisku janë obligim për qytetin e Pejës.

"Përmendorja e Shkelzenit dhe obelisku i dëshmorëve janë jo vetëm një obligim, por nder për qytetin e Pejës. Institucionet e Kosovës të punojnë ndershëm që dëshmorët që ranë të kenë një atdhe me të cilën të krenohen", tha ai.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, tha se shtatorja dhe obelisku tregojnë rrugën deri tek liria.

"Sot jemi së bashku në një ditë tepër të veçantë. Obilisku ku janë gdhendur emrat e dëshmorëve dhe shtatorja e Shkëlzen Haradinaj, na kujton rrugën se kah kemi ardhur deri tek 16 qershori i vitit 1999", tha ai.

Në emër të bashkëluftëtarëve foli Gëzim Osdreni, i cili tha se Shkelzeni ra për të mos vdekur kurrë.

"Shkelzeni ishte aq i qetë, aq i vendosur për të arritur çdo betejë. Të gjithë shqiptarët u ndjen me zemër të copëtuar me humbjen e Shkelzenit, por tani janë krenar për veprën e tij. Shkelzeni ka rënë për të mos vdekur kurrë", tha ai.

Një fjalë rasti e ka mbajtur edhe ish- presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq.

"Rroftë Kosova e lirë, rroftë populli i Kosovës, rroftë gjithë popullata shqiptare", tha ai.

***

Kryeministri Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në përurimin e sheshit “Shkëlzen Haradinaj”, zbulimin e shtatores së Heroit të Kombit Gjeneral Major Shkëlzen Haradinaj dhe Obeliskut të 183 dëshmorëve nga Komuna e Pejës.

Në adresimin e tij, Haradinaj ka folur  për marrëdhëniet me Serbinë dhe për çështjen e kufijve.

Ai tha se ndonëse janë të interesuar të kenë fqinjësi të mirë, nuk mund të pranojnë që Serbia të mos e njoh Kosovën e në anën tjetër të kërkoj tregun e saj.

Çështja e kufijve, sipas Haradinaj, është e zgjidhur me një marrëveshje të nënshkruar në Bruksel.

E gjitha çfarë mund të diskutohet me Serbinë, thotë kreu i ekzekutivit, janë marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve.

“Ne jem të interesuar për me jetuar fqinjësi të mirë edhe me Serbinë pos mos me njoft ekzistencën e Kosovës e me ja kërkuar tregun, duhet me u harruar këto. Pra edhe dialogu për të cilin të gjithë jem të interesuar, është më se i nevojshëm, kemi nevojë me ecë përpara, kemi nevojë me u marrë vesh por duhet me u shkru një marrëveshje kornizë për sa kemi me u marr vesh e jo për çka kemi me u marr vesh”, deklaroi ai.

“Nuk është më statusi i Kosovës, statusi është zgjidh në 99, 17 shkurt 2008. Nuk janë kufijtë, se ne kemi marrëveshje me Serbinë. Pra për menaxhim të integruar të kufijve të nënshkruar në Bruksel. Pra nuk ka kontest kufitar mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo që ka mbet me u zgjedh në mes neve është marrëdhëniet bilaterale. A dojë me u njoft edhe a dojmë me jetu me njohje dhe respektim të ndërsjellët”, tha kryeministri.

Derisa sa ka folur për tregtinë e lirë, kryeministri Ramush Haradinaj është zotuar se asnjëherë nuk do i vendosin taksë Shqipërisë, derisa ka kërkuar edhe nga shteti shqiptar që të heq taksën rrugore prej 5 eurosh.

“Ne jemi të hapur për tregti të lirë pa tarifa edhe kurrë s’kemi me ju qit tarifa Shqipërisë. Na kemi prit gjatë  këtu me ardhë, kemi me i rrëzuar këto barriera që ekzistojnë sot , mirë është me hjek dhe ata 5 euro që ia kanë qit në autostradë”, tha Haradinaj.

Ai ka thënë se tani si popull i lirë, Kosova dhe qytetarët e saj kërkojnë të i bashkohet popujve euroatlantik.

“Nuk dëshirojmë liri me izolu veten, me izolu popullin tonë e na me e gëzu këtë liri na. Ne kemi  kërkuar lirinë me kanë vet të lirë por edhe me iu bashku popujve të tjerë, popujve euroatlantik”, shtoi ai.

I pari i Qeverisë së Kosovës, ka vlerësuar lart kontributin e Dukagjinit në luftën në Kosovë.

Ai tha se kjo pjesë e Kosovës nuk e ka lënë asnjëherë vetë Drenicën e familjen Jashari. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat