Goditet Agim Çeku pas përplasjes me Elez Blakajn, zbulohet se kush e futi në Kosovë - Bota Sot
Goditet Agim Çeku pas përplasjes me Elez Blakajn, zbulohet se kush e futi në Kosovë

Aktuale

Goditet Agim Çeku pas përplasjes me Elez Blakajn, zbulohet se kush e futi në Kosovë

Nga: D.RR Më: 16 qershor 2019 Në ora: 14:34
Elez Blakaj dhe Agim Çeku

Pas akuazave nga zëvendësministri Agim Çeku ka reaguar përmes një postimi në Facebook ish-prokurori special i Republikës së Kosovës, Elez Blakaj, i dha dorëheqje si pasojë e kërcënimeve të pranuara për punën e tij.

Ai i ka quajtur deklaratat e Çekut si tendencioze dhe përpjekje të lodhta që përmes etiketimeve te pabaza ta fshehë përgjegjësinë e tij të cilën e kishte si kryetar i Komisionit për Verifikim dhe Njohje të Statusit të Veteraneve të UÇK-së.

Por për këtë ka reaguar edhe ish anëtari i SHIK-ut, Naim Miftari, i cili në rrjetin e tij Facebook ka shkruar se Çekun e solli

Gjenerali i servilitetit Xhavit Haliti dhe Hashim Thaçi, ndërsa përmend edhe çarmatimin e UÇK-së.

Postimi i plotë:

Paska blu mu* pak komandanti i pas luftës për prokurorin Elez Blakaj dhe veteranët e rrejshëm a?!

Gjenerali profesionist “alias komandat ,Dragica”, që në Kosovë pas luftës e solli Xhavit Haliti dhe Hashim Thaçi shtabi i Rognerit përmes Bedri Selmanit (Kosova Petrollit-shik petrollit). Sjellja e tij (Komandant Dragices) ishte për ta futur UÇK-në pas luftës komplet nën kontroll për të përgatitur pastaj tradhtinë e madhe kundër vet UÇK-së dhe marrëveshja e renegateve K_90 ku për një both të Hashim Thaçit e Kadri Veselit, Qekut, Halitit, Grabovcit, u çarmatos Ushtria Çlirimtare e Kosovës, u çarmatos një ushtri në vendin e vet me popullsi të njëjtë autoktone 95%, rast unikat në botë!
K-90 nga ku UÇK çarmatoset, etiketohet, dënohet dhe në fund lihen rrugëve ushtarët e saj që më vonë u bënë pre e lehtë e krimit të organizuar dhe shërbimeve sekrete vendore dhe ndërkombëtare dhe shumë ish pjesëtarë të UÇK-së u vranë neper puse, disa u dënuan dhe disa të tjerë u bën vrasës mizor e uzurpator ,u bën njerëz të krimit të organizuar. Komandant Dragica deklaroj publikisht 1999 se, “me i pas UÇK 40.000 ushtarë, e kishim marrë Beogradin nuk do duhej fare të intervenonte NATO”, i njëjti komandat Dragica duke e lëpirë një është nga pjata e qeveris 2019. UÇK ka pasur 60.000 ushtar, nga ta 40.000 luftëtarë. Tash, cilit Dragic t’i besojmë, atij të vitit 1999 apo këtij të 2019?

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...